Së fundmi, banorja e re Ermiona Lekbello është bërë protagoniste në “Big Brother Vip”, në një debat me Olta Gixharin.
Duke thyer edhe një nga rregullat kryesorë të programit (atë të informacioneve nga jashtë), Ermiona nuk u përmbajt ndaj Oltës, duke i thënë ironikisht se “pëlqehet nga jashë.”
Përplasja nisi nga një koment i Oltës, e cila u ankua se në dhomë “vjen era këmbë”. Ky koment i Oltës u pasua me reagime nga Kiara dhe Ermiona, të cilat e konsideruan si fyerje këtë gjë nga ana e Oltës.
“Në vend që të thuash më fal, bën kot si kryeneçe, kot fare. Vazhdo se e ke shumë mirë, se të gjithë njerëzit atje jashtë po të pëlqejnë shumë. Njerëzit duhet të jenë me këmbë në tokë. As pjatat e tua nuk i lan. Dua të shoh që të bëhet edhe punë nga bërthama, me qenë se i kemi me zhul këmbët. Nuk kam parë njeri të pastrojë nga bërthama. Do ta shikojmë VIP-in, na bëjnë si “boss-a” aty. Nesër mos të vijë fare të më konfrontojë se nuk kam nerva”– tha Ermiona e revoltuar, teksa u shoqërua me të qeshura nga banorët e tjerë.
Nga ana tjetër, Olta nuk e vijoi debatin dhe vendosi mos t’i përgjigjej më Ermionës.