Erkand Qerimaj shpallet kampion i Europës në shkëputje

0
Erkand Qerimaj shpallet kampion i Europës në shkëputje
Gjigandi

Në Tiranë vijojnë garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes, event që sot mban ditën e tij të katërt.

Pas Evangjelia Veli, një tjetër sukses u regjistrua në radhët e peshëngritësve shqiptarë, Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje.  Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër.

Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi. Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

Në orën 20:45 zbriti në pedanë sportisti shqiptar Briken Calja që dështoi në të treja tentativat.

Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ndjen dhimbje në krah. Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejonë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu