Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i ftuar mbrëmë në emisionin e Çim Pekës përballë gazetarëve Enton Abilekaj dhe avokatit Genc Gjokutaj ku ka folur për aktualitetin. Paneli i Çim Pekës synonte të vinte në vështirësi Veliajn, por siç vë në dukje gazetari Piro Nase, Veliaj i nxorri ata si budallenj.
“Dje Erion Veliaj ka bërë spektakël tek Çim Peka. Ca të vërteta duhen thënë. Syri bëri një superautogol dje duke i dhënë Veliajt hapësirë për të bërë propaganda, madje iluminoi dhe ata skeptikë që e shifnin Veliajn si mashtrues me fondet apo lejet e ndërtimit. Ua mbylli gojën të treve bashkë edhe me avokatin Gjokutaj, që çuditërisht i iku goja.
Me temat e prekura dje, opozita ka gabuar me kauzat e ngritura që nga teatri, tek kullat në Tiranë, përfshirë dhe Dukën sepse kishte përgjigje shteruese për të gjitha.
Si përfundim, nëse nuk je ne gjendje ta vesh para dike qe e akuzon për 100 afera, mos i ofro mundësinë të të bëjë shurrën mu në shtëpi”, shkruan ai.
/Priza.al/