Eni Tare është i eleminuari i rradhës nga “BBV2”

0
Gjigandi

Eni Tare është banori i radhës që është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”. Ai qëndroi brenda shtëpisë vetëm pak ditë, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë më i qetë sa i përket lojës.

Mbrëmjen e djeshme, Eni ndau me publikun një histori të dhimbshme familjare, me të cilën është përballur që kur ai ishte vetëm 10 vjeç dhe nisi të kuptonte problemet në familjen e tij.

Ai tregoi se babain e kishte alkoolist, gjë që kishte krijuar debate. Madje ai u shpreh se shpesh herë i ati ka qenë edhe abuziv ndaj nënës së tij, e që kjo ka pasuar edhe në abortim dy herë.

“Më mungonin gjërat elementare, më së shumti ngrohtësia e babait”, tha ai gjatë rrëfimit.

Gjithashtu, rrëfeu se kur ishte në klasën e gjashtë janë larguar së bashku me nënën e tij. Mirëpo, një ditë ai ishte arsyeja që u rikthyen tek babai i tij, e për të cilin e ndjen veten fajtor.

RonaTyra

Pas rrëfimit, Eni është surprizuar nga nëna e tij, e cila i tha se ndihej krenare me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu