Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme ku 55-vjeçari Astrit Terolli ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Burime për mediat bëjnë me dije se 55-vjeçari i arrestuar ishte shok me babanë e vajzës së mitur ndërsa të dy familjet jetonin me qera në Tiranë.
Mësohet se Astrit Terolli ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut të tij ku ka gjetur vetëm vajzën e mitur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të. Nga kryerja e ekspertizës, rezulton se 55-vjeçari ka abuzuar me të miturën.