Emri/ Zbardhet kandidatura e parë për drejtues të SPAK-ut

0
Gjigandi

Prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interesin për zëvendësimin e drejtuesit aktual të SPAK, Arben Krajës, mandati i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti.

Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Që prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu