I vihet tritol banesës së efektivit të policisë Valter Serra në Shkodër.
Korespondenti i “Panorama” bën me dije se shpërthimi i lëndës plasëse ka ndodhur në orët e vona të natës në fshatin Bardhaj të Njësisë Rrethina.
Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij”, thuhet zyrtarisht nga policia.
Aktualisht janë të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit por policia ka ngritur pistën e hetimeve për motive që kanë lidhje me detyrën që mban Valter Serra.
Në një njoftim zyrtar, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi punon pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
j.l./ dita