Emri/ Del fotoja, ja kush është i riu që humbi jetën në llixhat e Elbasanit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën në ujërat termale të llixhave.

Abc24.al ka arritur të sigurojë foton e të riut i cili u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në rezervuarin e mbushur me ujë termal.

Shtetasit  i identifikuar si Alban Pashollari iu dha ndihma e parë në spital por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se Alban Pashollari  ka qenë në shoqërinë e një miku të tij të cilët vendosën të udhëtojnë  nga Tiranë, drejt Elbasanit dhe kur janë afruar pranë llixhave kanë hyrë për tu larë edhe pse vaskat ishin të mbyllura. Burime për median bëjnë me dije  se dy të rinjtë i kanë hapur vetë rubinetat e vaskave për t’i mbushur ato me uji termal.

RonaTyra

Fillimisht i riu nga Tirana ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu