Emrat/ Vidhnin sende të ndryshme në pallat, arrestohen 4 “skifterët’ në Tiranë

0
Gjigandi

 

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kryenin vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.

Shtetasit Leonard Zuna, Mirjon Muslia, Elsaed Maqinaj, Izmir Xhauri, akuzohen për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

RonaTyra

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kompleksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Kryenin vjedhje të ndryshme, vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kompleksi”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

– L. Z., 23 vjeç, M. M., 21 vjeç, E. M., 22 vjeç dhe I. Xh., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. V., 17 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi J. K., 31 vjeç, banues në Kavajë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme në një kompleks pallatesh, në zonën e Unazës së Re.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit L. Z., M. M., E. M., I. Xh. dhe K. V., në rrugën “Nexho Konomi”, kanë vjedhur sende të ndryshme në banesën e një shtetasi, si dhe automjetin e tij tip “BMË”, ndërsa shtetasi J. K. i ka ndihmuar autorët për të shitur automjetin e vjedhur.

Gjithashtu, më datë 22.06.2022, po në rrugën “Nexho Konomi”, dyshohet se kanë vjedhur sendet personale në automjetin në pronësi të shtetasit L. M.

Në vijim të veprimeve u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu