EMRAT: U kapën në Durrës dhe Kavajë duke vënë baste sportive, vihen në pranga 7 persona

0
Gjigandi

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, në kuadër të një operacioni të koduar “Basti i fundit”.

Policia lokale sqaroi se janë kryer kontrolle në 5 lokale të ndryshme në Durrës dhe Kavajë.

Kështu, në pranga kanë përfunduar: Rajner Bali, Arjan Kulla, Denis Shemun, Shpëtim Daiu, Erjon Hoxha, Ermir Çela dhe Totila Okshtuni.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. U kapën në flagrancë, në 5 lokale në Durrës dhe në Kavajë, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 7 shtetas. Njëri prej të arrestuarve, pronar i një lokali në Kavajë, të paregjistruar në organet tatimore. Sekuestrohen 7 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

RonaTyra

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, si dhe ata të Stacionit të Policisë Plazh, si rezultat i kontrolleve të kryera në 5 lokale të ndryshme në këto 2 qytete, në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, kanë evidentuar dhe goditur raste të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin. Shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, teksa vinin baste sportive, me celularë, në 5 lokale të ndryshme, në Durrës dhe në Kavajë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu