EMRAT/ Ndihmonin emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, arrestohen 9 persona në Durrës

0
Gjigandi

Në kuadër të operacionit “Fazat”, kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit nëntë persona. Mësohet se Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro, Ledion Koçiu, Emiljan Sina, Ardjan Tema, Hume Murrizi dhe Eleva Pirro, janë arrestuar pasi kanë ndihmuar në mënyrë të paligjshme emigrantët të kalonin kufirin, kundrejt pagesave të caktuara. Ata merrnin automjete me qira dhe i transportonin emigrantët për kalim ilegal.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fazat”, për goditjen e verpimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni është zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, me metoda proaktive.

Goditen 2 raste të kësaj veprimtarie, gjatë kësaj faze. Vihen në pranga 9 shtetas.

RonaTyra

Gjatë periudhës hetimore janë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë.

Dokumentohet më prova ligjore veprimtaria e shtetasve të përfshirë në këto raste, të cilët bashkëvepronin në formën e një grupi kriminal.

Gjatë periudhës hetimore, shërbimet e Policisë Durrës kanë mbajtur në vëzhgim nga Saranda në Shkodër, pjesëtarët e grupit kriminal të cilët i transportonin emigrantët, me automjete të marra me qira, kundrejt pagesës 3500 – 5000 euro/person.

Sekuestrohen 7 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4 000 euro dhe rreth 100 000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 celularë të pjesëtarëve të rrjetit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore në kryera në kuadër të një procedimi penal të referuar disa muaj më parë, nga Policia e Durrësit, në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kalimin e paligjshëm të kufirit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 shtetas, si më poshtë:

Daniel Sina, Rexhina Hyka, Fatmir Kapa, Shani Piro, Ledion Koçiu, Emiljan Sina, Ardjan Tema, Hume Murrizi dhe Eleva Pirro.

Në kuadër të këtij operacioni, më parë, janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë, duke transportuar emigrantë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Nga veprimet intensive të kryera me metoda proaktive, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu