Emrat/ Dhunuan ish-shefin e Komisariatit të Dibrës, vihen nën hetim 2 persona

0
Gjigandi

Bekim Agolli e Rubin Murrja janë vënë nën hetim penal pasi dyshohet se kanë dhunuar ish-shefin e Komisariatit në Dibër, Robert Agën.

Uniformat blu raportojnë se dhuna ndaj këtij të fundit, dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Aga, pasi kur ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër. Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu