Emisarët ndërkombëtarë pritet të zhvillojnë vizita këtë muaj në Kosovë

0
Gjigandi

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se gjatë këtij muaji pritet intensifikim në procesin e dialogut me Serbinë.

“Janari intensiv”, sipas Kurtit, do të rrjedhë me vizita në Kosovë të të gjithë emisarëve, ku pritet që dialogu të marrë një hov të ri për marrëveshje.

“Në muajin janar ne presim të kemi vizita të të gjithë emisarëve, atij evropian, amerikan, nga Berlini dhe nga Parisi me ç’rast besoj se kemi nevojë për një hov të ri të dialogut për marrëveshje, i cili në njërën anë u vendos si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e 18 gushtit në Bruksel, dhe në anën tjetër u pasua pas tri javësh me nëntë shtator nga vizitat e emisarëve Lajcak, Bon dhe Plotner këtu në Prishtinë dhe më pas në Beograd. Tash u takon atyre ta intensifikojnë përpjekjen si ndërmjetës që janë, unë jam gjithmonë i gatshëm dhe i hapur”, deklaroi Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Se a do të arrihet një rezultat përmes propozimit për marrëveshjes i BE’së, i ashtuquajtur plani franko-gjerman, Kurti tha se varet nga negociatat.

“Varet nga negociatat, unë nuk mendoj që ende pa filluar negociatat mund të dihet rezultati, por dihet forma e atij rezultati e forma për mua është e qartë – normalizim i plotë i marrëdhënieve sepse marrëdhëniet i kemi abnormale, me njohjen reciproke në qendër”.

RonaTyra

Sipas Kryeministrit, serbët po e përdorin Asociacionin si pretekst për të mos arritur marrëveshje, dhe se realisht Vuçiq nuk e do.

“Tash le të ja fillojmë diskutimeve dhe le të shohim, ne e duam njohjen reciproke në qendër, Beogradi e do Asociacionin e komunave si parakusht. Por e do Asociacionin si parakusht jo sepse e do Asociacionin por për shkak se nuk e do marrëveshjen, nuk e do paqen, nuk e do normalitetin e marrëdhënieve tona. Ne kemi treguar edhe gatishmëri, edhe vullnet, edhe interesim, kemi qenë kreativ, konstruktiv e të përkushtuar, arsyeja përse nuk kemi marrëveshje është në Beograd”, deklaroi Kryeministri.

Për ardhjen e emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, pati paralajmëruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se ata pritet të vijnë në pjesën e parë të janarit, me ç’rast edhe ajo do të marrë disa përgjigje lidhur me pyetjet që ka parashtruar rreth planit franko-gjerman.

a.m/dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu