VIDEO: Tmerr në cirkun rus, luani sulmon instruktorin

0
Gjigandi

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një cirk në Rusi, ku një prej personave të pranishëm në kafaz është sulmuar nga një luan.

Luani sulmoi Alexey Makarenko teksa shfaqja po ndiqej nga shumë fëmijë e prindërit e tyre. Fatmirësisht luani u largua pas ndërhyrjes së menjëhershme të bashkëshortes së Alexey, e cila po ashtu është një zbutëse kafshësh dhe ndodhej në kafaz.

Sulmi ndodhi pak pasi luanët nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin dhe Alexey Makarenko ndërhyri, por u sulmua nga kafsha. Ai arriti të ngrihej pas sulmoi, madje guxoi edhe ta godiste luanin me një karrige.

Për të treguar që ishte mirë, Alexey Makarenko dhe bashkëshortja e tij përshëndetën edhe publikun duke mbyllur shfaqjen. Më vonë, ai tregoi edhe plagët e shkaktuara nga sulmi i luanit.


a.m/dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu