Pasi zgjodhën t’i kalojnë festat e fundvitit në atdheun e tyre, emigrantët shqiptare kanë filluar të rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.
Fluksi më i lartë është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në dalje. Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2727 shtetas dhe kanë dalë 6321.
Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 3361 shtetas dhe kanë dalë 2941. Para 10 ditëve në vend hynë 60 000 qytetarë.
Ndërsa në Portin e Durrësit, ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve, ku vetëm një traget ka dalë dhe ka hyrë në territorin shqiptar. Ndërkohë raportohet se nesër priten të dalin 6 tragete me pasagjerë.
j.l./ ABC24.AL