Elon Musk ka siguruar fondet e nevojshme prej 46.5 miliardë dollarësh për të blerë Twitter-in.
Sipas mediave të huaja, Elon Musk ka bërë një njoftim përkatës në Komisionin e Tregut të Kapitalit.
Musk ka grumbulluar 25.5 miliardë dollarë borxh – duke përfshirë një hua prej 12.5 miliardë dollarësh kundrejt aksioneve të tij në Tesla – nga një grup bankash të udhëhequra nga Morgan Stanley, këshilltari i tij financiar.
Pasi Musk bëri ofertën për të blerë Twitter për 43 miliardë dollarë, kompania e mediave sociale miratoi “pilulën helmuese”, si një përpjekje për të parandaluar miliarderin që të rrisë aksionet në firmë.