Elhaida Dani flet sërish për lidhjen me balerinin: Jemi shumë të lumtur, uroj të na lejojnë ta jetojmë

0
Gjigandi

Artistja shqiptare, Elhaida Dani ka qenë një prej konkurrenteve më të forta dhe që ka marrë vëmendje të madhe në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Këngëtarja nisi rrugëtimin nën shoqërinë e balerinit, Ledian Aglliu me të cilin sollën performanca mahnitëse në stile të ndryshme të vallëzimit.

Por, në natën gjysmëfinale dyshja befasuan të gjithë kur përmes një puthje në buzë konfirmuan romancën që ka nisur prej javësh.

Ky momente dhe puthja e tyre u komentua dhe paragjykua nga publiku, dhe natën e sotme (e premte ) të “DWTS” Elhaida dhe Lediani kanë komentuar situatën dhe reagimet që morën.

Elhaida tha se i detyrohej një sqarim publikut në momentin që kishte vendosur ta bënte publike një gjë të tillë dhe tha se ndjenja mes tyre ka qenë reale që në momentin e parë dhe shpreson që t’i lejojnë ta jetojë për aq sa do të zgjasë.

RonaTyra

“Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, kemi filluar lidhjen tonë në momentin që ishim beqar, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës, sa do zgjas nuk e dim, por duam ta jetojmë dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, u shpreh Elhaida.

Ndryshe, theksojmë që pikërisht sonte po mbahet nata finale e “Dancing With The Stars” dhe këngëtarja po synon triumfin në spektakël.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu