Gjon Karrica befasohet nga bashkëshortja dhe djali, merr lajmin se po bëhet baba për herë të dytë

0
Gjigandi

Këngëtari dhe banori i Big Brother VIP Kosova është ndër konkurrentët më të komentuar të shtëpisë së famshme.

Ai shpesh herë ka krijuar situata dinamike me banorët ndërsa nuk ka lënë anash pa folur për familjen e tij, bashkëshorten dhe djalin.

Gjoni ka treguar për historinë e gjatë të dashurisë me bashkëshorten dhe problemet e saj me shëndetin, e cila ka humbur shikimin.

Sonte (e premte) në natën e ‘Prime’, Gjoni është befasuar pikërisht nga gruaja dhe i biri i tij.

RonaTyra

Takimi i tyre përveç që ishte emocional, Gjoni si pjesë të befasisë mori edhe lajmin që po bëhet baba për herë të dytë.

Kujtojmë që Gjoni prej kohësh kishte shprehur dëshirë që një ditë të bëhet sërish baba.

Ndryshe, gjatë natës së sotme në ‘Prime’ kishte edhe debate të shumta mes banorëve për situata të ndryshme që janë krijuar gjatë javës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu