Dy të rinj, përkatësisht 22 dhe 23 vjeç të cilët do të shisnin doza kanabisi në qytetin e Elbasanit janë arrestuar nga policia. Shtetasit me inicialet S.H. dhe G. P. u kapën në flagrancë me 83 doza kanabisi, gati për shitje.
Blutë e Elbasanit kanë arritur t’i arrestojnë të rinjtë në lagjen “5 Maji”, me dozat me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të paketuara me qese farmaceutike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Bashkë me to u sekuestruan edhe 3 aparate celulare.
Në njoftimin e policisë thuhet se të rinjtë mund të kenë shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.