Ekzekutuan shqiptarin Xhovan Pepaj në Angli, 12 të arrestuar

0
Gjigandi

Dymbëdhjetë persona janë akuzuar si autorë pas vdekjes së Xhovan Pepajt në Tunbridge Wells. 25-vjeçari shqiptar u vra në dhjetor të 2021-it brenda një shtëpie bari në Angli. Ai u godit me thikë në zemër dhe nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Që prej ngjarjes, hetimet nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Kent dhe Essex ka çuar në arrestimin e 14 personave. Sipas hetuesve, kur mbërritën oficerët më vendngjarje gjetën një dritare të thyer dhe shenja të hyrjes me forcë në banesë.

Jonathan Hedges, 24-vjeç u arrestua më 11 gusht 2022 dhe është akuzuar për vrasje dhe përfshirje në plane grabitjeje. Ndërsa Fabian Szymula, 20-vjeç, nga Callan Grove, South Ockenden, Essex, ishte akuzuar më parë për përfshirje në plane grabitjeje.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vrasje janë: Ciaran Stewart, 18-vjeç, nga Curtis Road, Hornchurch; Donte Simpson-Palmer, 18-vjeç, nga Norfolk Road, Ilford; Mohammed Miah, 25-vjeç, nga Highfield Road, Romford; Nathan Turner, 28-vjeç, nga Myrtle Road, Brentwood; Zach Cutting, 23-vjeç, nga Roundhills, Waltham Abbey; Ray Renda, 21-vjeç, nga Sandringham Road, Pilgrims Hatch, Brentwood; Nathan Rainforth, 20-vjeç, nga Gloucester Road, Pilgrims Hatch; Bartosz Malawski, 26-vjeç, nga Hainault Road, Romford; Glen Hough, 51-vjeç, nga Larchwood Gardens, Brentwood dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

Burime bëjnë me dije se të rinjtë janë futur brenda shtëpisë që ruante Pepaj për të grabitur kanabisin, por kanë hasur në kundërshtinë e 25-vjeçarit dhe e kanë vrarë atë. Të dyshuarit u mbajtën në paraburgim pas paraqitjes në gjykatë dhe do të dalin përpara Gjykatës së Kurorës së Maidstone të hënën më 22 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu