Është zbuluar motivi i ngjarjes së rënë që tronditi kryeqytetin ku mbeti i vrarë çifti i bashkëshortëve Nora dhe Dritan Muskurti u vranë me armë nga vëllai i këtij të fundit.
Burime për median bëjnë me dije se viktima, Dritan Muskurti kishte kërkuar urdhër-mbrojte nga i vëllai. Mësohet fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar autorit Arsen Muskurti, e ka tensionuar çështjen duke bërë që 38-vjeçari të kyente aktin e rëndë ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Kujtojmë se të dy vëllezërit kanë pasur konflikte të vazhdueshme në lidhje me një pronë, ekzaktësisht një agjenci turistike.
Dritani dhe Nora kishin një agjenci udhëtimi “Noor Travel” që dërgonte në shumë raste besimtare pelegrine në vendet arabike. Kjo agjenci u bë mollë sherri mes vëllezerve deri në aktin e rëndë.
Arsen Muskurti u fut me një pistolete në biznesin e vëllait të tij në rrugën “Myslym Shyri” duke qëlluar për vdekje Dritanin por edhe kunatën e tij.