Pas shpërthimit me eksplozivë natën e 21 janarit, në dyqanin e Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2015, Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar edhe drejtues policie të qarqeve.
Lënda plasëse është vendosur në objektin ku vetë Stafuka banonte. Madje, edhe rrëmbimi i vëllait të tij, Enverit, është kryer në po atë vend. Pavarësisht se vetëm dëme materiale u raportuan, ngjarja merr rëndësi për shkak të emrit që Stafuka përfaqëson.
Ai ka qenë i lakuar gjatë, pas një rrëmbimi që iu bë në vitin 2015, nga disa persona të veshur si efektivë policie. Vetëm pak ditë më parë, më 9 janar, pre e një sulmi me armë ka qenë edhe Gentjan Bejtja, i cili në vitin 2013, së bashku me Stafukën, ka qenë i akuzuar për vjedhjen e një makine, e cila qe përdorur në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
/Burimi: Priza.al/