Einxhel publikon për herë të parë imazhet e djalit, ja si quhet vogëlushi i çiftit

0
Gjigandi

Einxhel Shkira u bë nënë për herë të parë,  ka postuar një video në instagram.

Emrin e djalit ia ka ngjitur Trev dhe si datë ka vënë datën 12.12.2022, domethënë ka lidnur me datën 12 Dhjetor.

Kujtojmë se gjatë muajve të parë Einxhel i hodhi poshtë thashethemet se ishte në pritje të ëmbël dhe pse shumë burime vazhdonin ende të tregonin se moderatorja ishte shtatzënë. E pyetur se përse zgjodhi të mos e tregonte se ishte në pritje të fëmijës së parë ajo u shpreh: “Ndoshta si fillim ka qenë frika dhe pasiguria në gjendjen time shëndetësore, e cila nuk ka qenë në majat e veta më të mira për shkak të komplikacioneve të mia që kisha në atë periudhë. Të mos harrojmë ndër të tjera se sa kisha nisur të rehabilitoja një krah të thyer me shumë hekura në të.

U bëra paranojake dhe jo se kisha frikë nga supersticionet, më shumë sesa nga alarmi dhe lumturia që do t’i shkaktoja njerëzve të zemrës, që pastaj do e kisha tepër të rëndë nëse gjithçka nuk do të shkonte si duhej. Kështu që prita, e mbajta shtatzëninë, ankthin, stresin dhe frikën për vete”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu