Egjipti ka forcuar sigurinë përgjatë kufijve me Gazën, duke vendosur mijëra forca sigurie.
Kështu raportoi Associated Press duke cituar një zyrtar të lartë egjiptian të sigurisë.
Zyrtari shtoi se Egjipti mori “masa të paprecedentë” për të parandaluar një shkelje të kufijve të tij me Gazën dhe pushtimi i mundshëm tokësor i Izraelit në territor do të jetë një “gabim i rëndë”.
Egjipti propozoi krijimin e “zonave të sigurta” brenda Gazës dhe lejimin e shpërndarjes së ndihmave përmes pikës së kalimit Rafah, tha zyrtari, duke shtuar se ndërsa mori mbështetje nga disa zyrtarë perëndimorë, Izraeli ende nuk i është përgjigjur propozimit.
p.k\dita