Sonte (e premte) po mbahet Prime i radhës i Big Brother VIP Kosova.
Përkundër dinamikave të shumta që u shtjelluan dhe diskutuan gjithashtu u eliminua edhe njëri prej banorëve të nonimuar të javës.
Banori i eliminuar mbrëmjen e sotme ishte aktori Edon Shileku.
Edoni përndryshe brenda shtëpisë pranoi se është biseksual dhe përfaqësonte komunitetin LGBT+.
Ai shpesh herë është transformuar në personazhin e ‘drag queen’ Victoria Owns.
Theksojmë që përveç eliminimeve sonte po ashtu do të ketë edhe hyrje të reja, për herë të parë që nga nisja e BBVK.
Kujtojmë që banorët e mbetur janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.