Edhe pse ishte në arrest shtëpiak, 33 vjeçari në Kukës kapet duke shitur kanabis pranë shkollës

0
Gjigandi
Një 33 vjeçar në Kukës ka përfunduar në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të shitur doza kanabisi, afër shkollave.
Pas kapjes në flagrancë afër një shkolle gjatë kontrollit fizik, 33-vjeçarit iu gjetën një sasi kanabisi, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë) dhe 2 celularë.
Policia bën me dije se gjithashtu po procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kryente këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis që u gjet në automjetin që drejtonte ky shtetas.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, si dhe i hetimeve të ndjekura proaktivisht, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me ato të DVP Kukës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
-Në qytetin e Kukësit, në afërsi të një shkolle 9-vjeçare, është ndaluar për kontroll shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Oreshkë, Kukës. Gjatë kontrollit, në çantën e shpinës, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, pajisje për ndarjen e saj në doza, një armë e ftohtë (thikë), 2 celularë dhe një shumë parash.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi F. M. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi F. M., 33 vjeç, banues në fshatin Oreshk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosur nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 25 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen”, bën me dije policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

p.k\dita
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu