E rëndë në Itali, 17-vjeçarja mbyt nënën e saj

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Palermos në Itali, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.

Gruaja 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj. Pas marrjes në pyetje, vajza e saj e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu