E rëndë në Gjermani, 40 vjeçari vret nënën në shtëpi, më pas bën terror në qendrën tregtare

0
Gjigandi

Momente paniku në qendër tregtare “Altmarktgalerie”,në qytetin Dresden. Një 40-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur vrau me armë fillimisht nënën e tij 62-vjeçare në një apartament në lagjen “Prohlis” të shtunën në mëngjes dhe më pas hyri i armatosur në një në qendrën tregtare ku u vendos në një dhomë e mori peng një grua dhe një fëmijë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale. Forcat speciale të policisë mbërritën me urgjencë dhe evakuuan të gjithë personat nga qendra tregtare si dhe rrethuan të gjithë zonën përreth në qytetin lindor gjerman të Dresdenit.

Ata hynë në qendër dhe arritën të neutralizonin autorin 40-vjeçar, i cili mendohet se vuan nga problem të shëndeti mendor, ndërsa pengjet u shpëtuan dhe fatmirësisht nuk u dëmtuan.

Disa media lokale raportuan se pasi kishte vrarë nënën e tij dhe para se të shkonte në qendrën tregtare, 40-vjeçari ishte përpjekur të hynte në ndërtesën e “Radio Dresdenit”, ku dhe kishte qëlluar me armë.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu