De Biazi i bindur: Shqipëria kualifikohet e para!

0
Gjigandi

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani Debiazi në një interviste për A2CNN përpara ndeshjes vendimtare me Çekinë për kualifikueset e Euro2024, ka komentuar ecurinë e kuqezinjve në kompeticion, punën e kryer deri më tani nga tekniku Silvinjo dhe pikat e forta dhe të dobëta të grupit të lojtarëve të grumbulluar.

Tekniku që çoi për herë të parë Shqipërinë në një kompeticion madhor siç ishte Europiani i 2016-s në Francë ka kërkuar nga djemtë kuqezi që të shmangin euforinë dhe të përqendrohen në fushën e blertë, pasi Shqipëria, sipas tij, ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Republikën Çeke.

“Pak eufori. Shumë përqendrim. Këmbët në tokë dhe lojtarët të japin më të mirën. Mos të dëgjojnë shumë se çfarë thonë njerëzit, por të përpiqen vetëm të marrin pikët e plota, pasi është e vetmja mënyrë që të lejon të luash ndeshjet e mbetura në qetësi të madhe dhe të jep mundësinë që të jesh me dy këmbë, gati dy këmbë në Gjermani.  Republika Çeke është një ekip i mirë, por është një ekip që nuk ka cilësitë që ka Shqipëria dhe besoj se është një ndeshje që duhet parë me kujdes, por me bindjen që për sa i përket cilësisë, jemi superiorë”, tha Xhani Debiazi – Ish-trajner i kombëtares shqiptare të futbollit.

Në intervistën për A2CNN, Debiazi ka rrëfyer edhe një prapaskenë nga shorti i Euro2024, duke zbuluar se ishte në Gjermani me kreun e FSHF, Armand Duka, dhe i ka thënë se Shqipëria do të kualifikohet në Europian.
“Sot ju them që Shqipëria kualifikohet e para”, u shpreh me bindje ai.

Sa i përket punës së kryer nga tekniku brazilian Silvinjo, Debiazi tha: “Jeni në duar të mira dhe Silvinjo po bën shumë mirë, ndaj besojini atij dhe mos bëni trajnerin, se nuk e bëni dot”.
Në gjykimin e tij ekipi kuqezi është rritur shumë në cilësi dhe ndeshjet kundër Çekisë e Polonisë, nga të cilat djemtë grumbulluan 4 pikë ishin shumë pozitive.

RonaTyra

Unë mendoj se është skuadra ajo që mund të bëjë diferencën, edhe pse brenda ekipit ka lojtarë me kualitete që mund të nxjerrin një gol në çfarëdolloj momenti, që nga Bajrami, Hasani dhe vetë Asllani, Broja edhe Cikalleshi nëse luan. Janë të gjithë lojtarë që mund të thonë fjalën e tyre në fushë në këtë kompeticion.

E rëndësishme është që shënojnë. Shqipëria është një skuadër që ka cilësi, teknikë, me lojtarë që kanë eksperiencë të rëndësishme në nivele ndërkombëtare me klube të mëdha. Silvinjo nuk ka nevojë për këshillat  e mia. Besoj se ajo që ka bërë deri tani është shumë e mirë. Nëse nuk ka probleme pse të ndryshojë, nëse gjërat funksionojnë. Besoj se nuk ka asnjë kuptim. Vetëm nëse ndonjë lojtar ka një problem, rënie nga forma ose që nuk është në gjendje optimale. Besoj se Silvinjo është i vetmi që mund të vendosi dhe të vlerësojë me kompetencë.

 

Teksa iu kërkua të zgjidhte trajnerin më të mirë, mes Edi Rejës dhe Silvinjos, Debiazi u përgjigj me një batutë, por nënvizoi se italiani kishte në dorë një skuadër që ishte në një fazë tranzicioni, ndërsa braziliani ka aftësinë dhe shansin për të realizuar kualifikimin e dytë në histori për Shqipërinë.

 

“Nëse do të ishin dy femra mund të thosha kush do të më pëlqente më shumë mes të dyjave, por duke qenë se janë dy burra, nuk përfshihem për të dhënë opinione. Secili ka mënyrën dhe stilin e tij. Kapacitetin për të menaxhuar njerëzit, në një mënyrë ose në një tjetër. Unë besoj që të dy janë trajnerë shumë të mirë dhe në këtë rast Silvinjo po merr maksimumin nga një grup lojtarësh, që siç po thosha më parë, ka cilësi të lartë. Komplimente atij”, tha tekniku italian.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu