Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një shqiptar u gjet i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.
Mediat spanjolle raportojnë se autoritetet janë duke hetuar se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.
Sipas të njëjta burimeve, duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave,
Gjithashtu bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.