E papritur! Macja hipën mbi tavolinë dhe del në konferencën për shtyp të Vinicius Jr (Video)

0
Gjigandi

Botërori i Katarit deri më tani ka qenë plot me surpriza, por duket se jo vetëm në fushën e blertë.

Në e tillë i ka ndodhur dhe sulmuesit të Brazilit dhe Real Madrid, Vinicius Jr, gjatë konferencës së tij për shtyp.

Teksa lojtari i Real Madrid po ju përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, një mace u ngjit mbi tavolinë, duke marrë gjithë vëmendjen. Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.

Megjithatë, macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu