Një ngjarje tronditëse u shënua mbrëmjen e djeshme në Kaliforni të SHBA-ve. Një grua e moshuar, teksa u konflikuta me një grua në moshë më të re, në lidhje me distancimin social, në shenjë hakmarrje pështyu mbi foshnjën e saj një vjeç. Nëna e vogëlushit, Mireya Moy, thotë se i biri pas incidentit është përfshirë nga temperature e lartë dhe ethet, duke pretenduar se ai mund të jetë i infektuar me COVID-19.
“Ndodhi aq shpejt sa që përjetova shok. Ajo u afrua, hoqi maskën dhe pështyu tre herë mbi fytyrën e djalit. Unë mendoj se ajo grua është raciste, na ofendoi dhe na tha që mbani distancimin social. Aty u konfliktuam, ajo si shenjë hakmarrje pështy tek djali. Vogëlushi tashmë është përfshirë nga ethet dhe temperature e lartë. Do t’i bëjmë testin për COVID-19, shpresoj të rezultojë negativ”, u shpreh nëna e vogëlushit.
Sakaq, raportohet se identiteti i të moshuarës ende nuk dihet, mirëpo policia ka nisur një hetim mbi rastin.
Burimi: top-channel.tv