“E kam oborrin plot me varre”/ Vëllai i Ramush Haradinajt i kujton Ramës luftën e Kosovës: Kam plumba në trup

0
Gjigandi

Vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, njëkohësisht edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj gjatë një interviste në një televizion kosovar ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës.

Reagimi ka ardhur pas fushatës të madhe që Rama bën për minishengenin Ballkanik si dhe afrimitetin e treguar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Teksa kujton kohën e luftës së Kosovës, Haradinaj tregon krimet që Vuçiç ka bërë, ndërkohë që thotë se është dëshmitar i gjallë i asaj periudhe. Ai thekson se Vuçiç ka qënë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.

Ndër të tjera Haradinaj shprehet se ende ka pasoja nga lufta që kishte synim shfarosjen e një populli, duke përmendur plumbat në rup dhe varret në oborrin e shtëpisë.

Ai ka deklaruar:

RonaTyra

Unë për këtë e kam shqetësmin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit? Ndoshta z. Rama nuk e din’ se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova. Duhet me ja kujtu! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur për të njëjtit zyrtarë që i kanë kanë shërbyer devotshmëri Millosheviçit dhe janë sot në krye të shtetit. Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar? Cilit shekull të kaluar, unë jam aktor fizik i asaj periudhe? Unë i kam plumbat në trup o dashamir, unë e kam oborrin plot me vorrë për të ardhur deri këtu! 12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën!

Tirana duhet ta dijë kush është Vuçiqi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu