E FUNDIT/ Edhe 8 raste të reja, shkon në 23 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

0
Gjigandi

Konfirmohen tetë raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 23. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë njoftohet se janë testuar gjithsej 298 persona.

Nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 5 të infektuar ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë) Lushnje – 1 rast Elbasan – 2 raste Rrogozhinë – 1 rast Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu