Nëse jeni prind, me siguri shumë herë keni dëgjuar nga fëmija juaj fjalinë: “Jam i mërzitur!” Çfarë keni bërë atëherë?
Keni filluar të luani me të? Keni zgjidhur problemin duke parë bashkë film vizatimor apo ia keni dhënë fëmijës celularin për të luajtur me të?
Këto janë gabime të cilat i bën një numër i madh prindërish me qëllimin më të mirë.
Fëmijëve mërzitja u nevojitet. Nga mërzitja krijojnë, imagjinojnë dhe krijojnë lojëra çfarë të rriturit nuk do të mund t’i imagjinonin. Nëse janë prindërit ata të cilët çdo herë zgjidhin “problemin” e mërzitjes, atëherë fëmijës ia pamundësojnë që të zhvillojë kreativitetin e tij.
Kjo do të thotë që prindërit nuk duhet fare të luajnë me fëmijët. Do të vëreni që ekzistojnë momente kur fëmija zakonisht ka nevojë për vëmendjen Tuaj. Ftesa për lojë do të thotë që fëmija nuk ndihet mirë dhe dëshiron të jetë në afërsi të nënës dhe babait, sepse nëpërmjet lojës komunikon me ta. Atëherë ju duhet ta vlerësoni, në harmoni me afinitetet e fëmijës, në cilin drejtim do të zhvillohet loja.
Do të ndodhë edhe që fëmija të refuzojë të gjitha propozimet të cilat prindi ia ofron dhe kjo është edhe një dëshmi që ai ka nevojë për ju, jo për animimet tuaja.
Mërzitja është gjendje e pakëndshme dhe fëmijët gjithmonë kanë nevojë primare që prindërit t’u ndihmojnë. Mirëpo, duke ndryshuar kohët, ndryshojnë edhe mënyrat në të cilat problemi i mërzitjes zgjidhet. Më herët, fëmijët kanë dalë jashtë shtëpisë dhe kanë filluar lojën me fëmijë të tjerë.
Tani, me zhvillimin e teknologjisë, atyre u transferohet mënyra e shpejtë e jetesës dhe kështu ata privohen nga krijimi dhe zhvillimi i disa aftësive dhe vetëbesimit që lind pikërisht kur kuptojnë se janë të aftë të bëjnë një numër të madh gjërat vetë dhe për të zgjidhur problemin e mërzisë dhe pa ndihmën e prindërve. Për këtë arsye, të luash lojëra dhe të shikosh televizor duhet të mbahen në minimum.
Nëse fëmija e kalon ditën në këtë mënyrë shpesh dhe për një kohë të gjatë, fëmija humbet sensin e kohës dhe kalimi i nivelit ose veprimi në një film vizatimor shkakton një ndjenjë lumturie që asnjë aktivitet tjetër nuk mund ta zëvendësojë.
Prindërit janë hallka kryesore në nxitjen e potencialit të fëmijës. Nëse fëmija shkon në një numër të madh aktivitetesh për ta bërë ditën të plotë dhe pa mërzi dhe nuk i pëlqen asnjë nga ato aktivitete, kjo është kundërproduktive. Fëmijët kanë më shumë nevojë për lojëra falas, si dhe për të lexuar tregime dhe libra. Gjithashtu, qëndrimi në natyrë ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e tyre.
Është e qartë se prindërit janë të hutuar dhe duan më të mirën për fëmijën e tyre. Nuk ka asnjë këshillë universale. Është e rëndësishme që ju të dini se mërzitja: rrit kreativitetin, motivimin dhe gjendjen mendore të fëmijës. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e nevojshme t’i lini ata të mërziten dhe të vëzhgoni se çfarë del nga kjo mërzitje.