E dhimbshme! Kapiteni i Ukrainës shpërthen në lot në konferencën për shtyp

0
E dhimbshme! Kapiteni i Ukrainës shpërthen në lot në konferencën për shtyp
Gjigandi

Oleksandr Zinchenko nuk mundi t’i mbante lotët për atë që po ndodh në Ukrainën e tij, tashmë mbi tre muaj luftë. Ai u ul pranë trajnerit të kombëtares ukrainës, Petrakov, në një konferencë shtypi. Ky vend është masakruar prej konfliktit të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë.

Ndërkohë, sonte, ekipi kombëtar ukrainas do të luajë në Skoci një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vet, duke pasur parasysh kontekstin e luftës dhe skenarin ndërkombëtar në të cilin qëndron kualifikimi për në Kupën e Botës.

Kujtojmë se “finalja” e “play off”-it kundër Uellsit është në pritje. Fituesi (Skoci-Ukrainë) ende mund të shpresojnë të fluturojë në Botërorin e Katarit, humbësi shkon në shtëpi. Po, po., në shtëpi.

Në fjalën e tij, ylli i Manchester City shpërtheu në lot, duke iu referuar situatës së tmerrshme në Ukrainë, e cila i dhemb si ferri. “Çdo ukrainas ëndërron të ndalojë lufta, – tha ai me zërin e përlotur. – Çdo ukrainas ëndërron që kjo luftë të marrë fund, sepse po shkakton mijëra viktima të pafajshme”.

RonaTyra

Të mërkurën mbrëma ai do të jetë në fushë me dhimbje, por gati për të pamundurën. Për këtë është i vetëdijshëm edhe trajneri Oleksandr Petrakov, i cili kujtoi vështirësitë për t’u përgatitur për ndeshjen e planifikuar fillimisht për në mars, por që u zhvendos në qershor pikërisht për shkak të konfliktit:

“Ishte shumë e vështirë, sepse çdo lojtar mendon për baballarët, nënat dhe të afërmit e tyre që janë në Ukrainë. Por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është të jemi në gjendje të bëjmë më të mirën dhe të arrijmë një rezultat të shkëlqyeshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu