E dashura ruse e Don Xhonit, Ariana Lirey fillon të mësojë gjuhën shqipe

0
Gjigandi

Reperi i njohur i estradës, Don Xhoni, ka tash e sa kohë që përflitet për një lidhje me modelen ruse Ariana Lirey.

Me këtë të fundit, ai edhe u takua në Dubai ku realizuan disa fotografi së bashku, duke konfirmuar kështu marrëdhënien mes tyre.

E duket se lidhja mes tyre po bëhet vërtet serioze, kjo pasi modelja ruse ka njoftuar se ka nisur të mësojë gjuhën shqipe.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur përmes Instagramit, ku ka publikuar në InsatStory një video ku shihet teksa mëson të lexojë dhe shkruajë në shqip.

RonaTyra

“Unë fillova të mësojë jo vetëm gjuhën shqipe. Unë kam filluar të studiojë në origjinën e saj, kulturën dhe historinë. Do të jetë e vështirë, por më pëlqen”, ka shkruar Ariana në InstaStory.

Të njëjtin shkrim ajo e ka shoqëruar me fjalën “Faleminderit” në gjuhën shqipe, duke treguar kështu se tashmë veç është familjarizuar me fjalët e mirësjelljes në shqip.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu