Natyra në rajonin e Shtërpcës kishte mbetur pa kujdesin e shtetit.
Njerëzit për ruajtjen e përkohshme do të përzgjedheshin në një konkurs që u hap në dhjetor të 2021-ës me marrëveshjen mes ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë së Punësimit.
13 vet aplikuan e 7 u përzgjodhën. 5 serb dhe 2 shqiptarë.
Por, ministria i kërkoi agjencisë që procesi të kthehej në pikën zero, me arsyetimin se numri i ultë i aplikimeve ka ndikuar në përzgjedhje jocilësore.
Herën e dytë konkurruan 30 veta. Por midis 7 të zgjedhurve nuk ishin 4 nga pesë serbët që u thirrën herën e parë.
Këta besojnë se konkursi u manipulua.