Dy kohët e vajzave dhe grave shqiptare

0
Gjigandi

Nga Ndoc LOGU

 

Ekzakt, 100 vite me parë, mw 1923, shkrimtari atdhetar dhe i emancipuar, Haki Stërmilli, shkruajti librin me titull: “Dibranja e mjerueshme”. Trembëdhjetë vite më vonë, më 1936, botoi librin tjetër “Sikur t’isha djalë“. Sapo e lexoi këtë roman, një vajzë e re, studente, së cilës akoma nuk i kishte përfunduar e rritura e shtatit, po nga Dibra e shkrimtarit, Nexhmije Xhuglini (më pas Hoxha) sikur i përgjigjet shkrimtarit duke iu drejtuar edhe moshatareve të veta afërsisht kushtu “… Ka me ardhë një kohë që vajzat shqiptare, nuk do të kenë më arsye për të thirrur “Sikur t’isha djalë“. (Më duket se ishte një hartim).

S’ka dyshim se, titujt e librave dhe përmbajtjen e tyre i realizoi kështu shkrimtari nga se kishte kohë që konstatonte realitetin trishtues dhe gjendjen tragjike që ishin gratë dhe vajzat, femra shqiptare në përgjegjësi, në çerekun e parë të shekullit të kaluar, që përveç tërë shtypjeve, pabarazive shoqërore dhe gjinore, mbanin dhe i vuanin mbi supet delikate edhe tërë peshën e pamëshirshme të Kanunit, kodeve dhe të traditave zakonore. E bashkë me këtë, gratë dhe vajzat shqiptare, hiqnin edhe kusuret e një politike dhe politikave dallkauke të qeverive dritëshkurtëra dhe afatshkutëra që qeverisnin popullin e vendin me mjete e metoda sulltanore mesjetare, veçanërisht ndaj grave dhe vajzave.

Në këto dy vepra, shkrimtari përparimtar, kishte arritur në përfundim, me të drejtë se: edhe femrat shqiptare janë po aq të afta, dhe mund të rreshtohen përkrah burrave në tërë sektorët e jetës së vendit, pa qënë aspak inferiore, mjafton t’iu krijohen mundësitë nga shoqëria më e emancipuar, të çliruar nga dogmat fetare, kanunet, trysnia mashkullore dhe qeveritë dallkauke mesjetare. Kuptohet, shkrimtari Haki Stërmilli dhe studentja e re, Nexhmije Xhuglini, në hartimin e saj, iu referoheshin fakteve historike nga jeta e kombit tonë. Ndoshta, edhe akteve si ai i Norës së Kelmendit, e cila nuk pati ndonjë pamundësi për të “qënë djalë“ kur vrau pashain turk Veçe Pasha në çadrën e tij. Po këtë akt kishte kryer edhe djali nga Drenica e Kosovës, Millosh Kopiliqi, kundër sunduesit turk me 1389 në Gazi-Mestan të Kosovës. Pastaj do të vazhdonte plejada tjetër me Shote Galicën, Ganimeten, për të vazhduar me gjerdanin e artë, atë të mbi gjashtëmijëve grave e vajzave në LANÇ, si Mine Peza, Bulja dhe Persefoni, Fato Berberi, Margarita Tutulani që të pesta “Heroina të Popullit”, Sh. Juka dhe Ervehe Gorshiti, vijojmë me 72 të tjera të internuara në Kampin famëkeq të Revrenshungut, të cilat duke luftuar dhe kryer akte trimërie në dobi të luftës e lirisë, tamam si  burrat e djemtë me trima të çdo kohe.

RonaTyra

***

Lufta dhe sakrificat e grave dhe vajzave shqiptare për lirinë e atdheut dhe popullit, ishte shkalla më e lartë e vetëdijes së tyre. Kjo, sepse liria dhe më pas sovraniteti i vendit dhe popullit, janë dy kushtet e para dhe të pazëvendësueshme me asgjë, dhe se, lufta për lirinë është shkalla më e lartë e emancipimit të vajzave e grave, të çdo individi dhe të çdo populli, e të çdo kohe. Pjesëmarrja e tyre në LANÇ ishte prova e parë, më e rëndësishme, më e suksesshmja se gratë e vajzat shqiptare janë të vendosura, të afta dhe plotësisht të gatshme për të kryer çdo punë e detyrë, si çdo djalë, çdo burrë e në çdo sektor a kohë. Dhe nuk vonoi dhe erdhi edhe prova tjetër, fill pas LANÇ. Puna, shkolla, dituria, pa lënë pas dore familjen, dhe të qënit nëna dhe bashkëshorte shembullore.

Fill pas LANÇ, zunë vendin e vet të merituar në të gjithë sektorët e punës, të prodhimit, të drejtimit deri në nivelet më të larta të politikës dhe shtetit. Ato, grat dhe vajzat, iu drejtuan shkollave të çdo niveli, në Shqipëri e jashtë vendit, për të kapërcyer prapambetjen dhe kompletuar dijet e munguara e të mohuara nga pushtuesit e huaj dhe qeveritë e paditura dhe të pa shpirta të kohës zogolliste e të tjera. Në pak vite, sapo mbaruan shkollat profesionale dhe të mesme, për tërë degët e zhvillimit të vendit, dhe të tjera universitete, brezi parë i grave dhe vajzave, u bënë shtylla kryesore dhe e pazëvendësueshme e çdo sektori, në kapërcimin e prapambetjes, drejt përparimit të vendit. Gratë dhe vajzat tona, u bënë dominuese në arsim, shëndetësi, në ndërmarrjet e prodhimeve industriale e shërbime, në bujqësi, në kulturë e arte, duke drejtuar institucione e katedra, ndërmarrje dhe pushtete vendore deri ministrie. Nuk kishte sektor të jetës së vendit, gjatë tërë atyre dekadave 1945-1990, ku gratë dhe vajzat në çdo punë a detyrë, që, ato, të mos jenë në të njëjtin nivel me burrat. Madje, në shumë aspekte, edhe shumë më lart se kolegët e vet burra. Veçanërisht, gratë dhe vajzat tona, të asaj kohe, u shquan shumë për humanizmin, përgjegjësinë në punë a detyrë, ndërgjegje shembullore, pastërtinë e figurës dhe të personalitetit, korrekte në punë, duke u kthyer në modele vlerash të dobishme për jetën e vendit. E them me bindje se, kur shoqëria shqiptare, që nga shekujt e largët para Krishtit (siç thonë studjuesit në atë zbulimin në Pogradec), ku mendohet se gjendet jeta e paraardhësve tanë, gratë dhe vajzat shqiptare, nuk janë rritur e ngritur më lart, më mrekullueshëm, më meritueshëm, më të dinjitetshme se gjatë gjysmës së shekullit 1941-1990. Ky gjysmë shekulli, mund të thuhet me plot gojën, ngjysëm shekulli më i lavdishëm, më i pavdekshëm në tërë historinë e jetës e kombit tonë. (Mos u çudit lexues: Do ta argumentoj me shembuj. Të 32 vitet e fundit na kanë dhënë tablon më mizerabël të çdo kohe, që as mesjeta nuk i ka parë).

***

I lindur pas LANÇ, unë, jam rritur bashkë me shtatin e atdheut, atdheu në shtatin tim, e unë, në shtatin e atdheut. Interesi im për të ditur sa më shumë, dhe pse-në e çdo gjëje, ka qënë i sinqertë, i saktë, i vërtetë. Kështu do të jem edhe në këto shënime modeste për dy kohët e grave dhe vajzave shqiptare, në këto 83 vitet e fundit. Jeta dhe puna më ka sjellë që të njihem personalisht me jo pak gra dhe vajza të kohës sime, por edhe jo pak nga librat dhe mediat dhe veprimtaritë jetësore.

Kam njohjur në Shkodër Zina Franjan nga Dukagjini, ish Sekretare e Komitetit të Partisë së Rrethit, e cila në atë kohë, merrej si referencë vlerash dhe përkushtimi në punë e detyra.

  • Kam njohur Terezina Marubin, nga dinastia e marubëve të njohur që i lanë Shqipërisë historinë në fotografi. Terezina, punoi dhe eci në karrierë si më e afta. Drejtoi me kopetencë për vite uzinën e Telave dhe Kallbove Elektrike në Shkodër, nga më modernet në Europë. Aq cilësore ishin prodhimit e saj, sa Gjermania Federale kërkoi të blinte tërë prodhimin vjetor të saj. Më pas Terezina, për merita dhe aftësi drejtuese, u emërua kryetare e Komitetit Ekzekutiv në Shkodër, që ishte rrethi më i vështirë në Shqipëri në ato vite. M’u kujtuan vite më vonë këto dy personalitete, Zina dhe Terezina, kur po në Shkodër, na shfaqet në media Voltana Ademi, dhe nga ajo godinë ku kishte drejtuar Terezina Marubi, e cila, Voltana, ne që ju kishin dëmtuar interesat e veta dhe të partisë së saj kërkonte se: “Shkodra të administrohej nga të huajt…”…. Deklarata e saj ishte e pabesueshme, por e vërtetë. Kur e dëgjova këtë turp e krim, ose krim të turpshëm antishqiptar të Voltanës, m’u kujtua edhe Esat Pashë Toptani, që edhe ky rreth 106 vite më parë se Voltana, dhe pikërisht edhe ai ju kishte dorëzuar të huajve tërë Shkodrën me rrethina! Këtë deklaratë të turpshme dhe antishqiptare, nuk e dënoi as politika, as qeveria, as mediat psedoatdhetare. Ky ishte një krim i shëmtuar. Meqë nuk qeveriste PD-ja e Voltanës, më mirë të vinin të huajt, se një parti tjetër shqiptare! Ky është një arsyetim kriminal, i një gruaje shqiptare, që nuk duhej kaluar në heshtje.
  • Kam njohur e ç’nuk kam njohur. Kam njohur një vajzë të re, inxhiniere, Besnike Zallën, nga Kruja. Besnikja ishte inxhinierja e parë në tërë historinë e arsimit të grave e vajzave krutane. Ajo, kishte mbaruar në Republikën Popullore të Kinës. Ishim moshatar dhe shokë të mirë. Fal aftësisë profesionale, përkushtimit në detyra, Besnikja, u bë edhe drejtoresha jonë. Në fillim e Uzinës së Superfosfatit, ku acidi sulforik, superfostati pluhur dhe i granuluar, folorosinikatnatrimi, acidi për baterit e çdo sektori, më pas edhe acidi nitrik, prodhoheshin përherë të parë në Shqipëri. Më pas, inxhinieria Besnike Zalla, u bë edhe drejtoreshë e tërë Kombinatit Kimiko-Metarlugjik të Laçit. Besnikja u martua me inxhinierin Pandi Dafa nga Vlora, edhe ai një specialist dhe djalë i shkëlqyer. Në martesën më qartë në bashkimin e këtij çifti, u bë sebep për t’u marr edhe Enver Hoxha. Në vitin 1967, kur Besnikja me Pandin ishin të fejuar, Enver Hoxha bëri një vizitë në Uzinën e Superfosfatit, që ishte viti i parë i prodhimit. Kur ish drejtori, Xhavit Hatipi, po i prezantonte Enverit të pranishmit ( unë isha prezent) i tha:

– Kjo vajza e re është Besnike Zalla… Është inxhinieria e parë krutane… Ka mbaruar në R.P. të Kinës. Mirëpo kemi një problem. Besnikja është fejuar në Vlorë e do të na iki. Ne duam ta mbajmë këtu, se, është inxhinieria e parë nga Kruja. Duam të punojë këtu, këtu të bëjë karrierë në rrethin e vet…

Atëherë ndërhyri Enver Hoxha, me atë natyrën e vet inteligjente, ndikuese dhe imponuese, e tha duke qeshur:

-Meqenëse puna qenka kështu, drejtori i Uzinës Kaustike të Vlorës, ku punon i fejuari i Besnikes, me drejtorin e Uzinës së Superfosfatit në Laç, të bëjnë një garë me litar. Kush të fitojë të marrin edhe tjetrin… Por, unë jam i bindur se garën do ta fitojë Xhaviti, drejtori i Laçit, se është më i madh e më i fuqishëm.

  • Kjo ishte një gjetje e bukur që u kthye në një humor, por edhe pse ishte si një shaka, por më tepër si urdhër. Në pak kohë, i fejuari i Besnikës, Pandi, u transferua në Laç, ku filloi jetën dhe karrierën e re, në qytetin më me prespektiv të madhe se çdo qytet tjetër i ri në Shqipëri.

Pas viteve të gjata pune të përkushtuar, Besnikja, u zgjodh edhe anëtare e KQ të PPSH. Më pas, Besnikja, u transferua Sekretare Partie e një rajoni në Tiranës. Për punën dhe jetën e kësaj gruaje të aftë, të sakrificave të mëdha, me një fisnikëri të rrallë, i është kushtuar edhe një fim i bukur, ku rolin e Besnikes, e luan aktorja Hajrie Rondo.

Tani që shkruaj këto rradhë të thjeshta, në nderim të armatës së artë të grave dhe vajzave shqiptare të gjysmëshekullit 1941-1990, nuk ka se si të mos ndjehem krenar, të shpreh respekt deri në kufijtë e maksimumit, për jetën dhe punën e Besnike Zallës (Dafës). Por edhe dhimbjen si shoqe, si drejtuese, si nënë dhe si bashkëshorte. Askush nuk i kupton, përveç specialistëve vështirësitë teknike, teknologjike, ekonomike dhe organizative, të drejtimit të një kombinati Kimiko-Metalurgjik, me 14 zëra prodhimi, që nga acidi, superfosfati, acidi nitrik, shkrirja e bakrit, rafinimin e bakrit e deri tek lënda e parë nga nxirret floriri. Megjithëse K.K.M. i Laçit, kishte numërin më të madh me arsim të lartë e të mesëm, për numër punonjësish se çdo ndërmarrje tjetër, tërë problemet dhe të papriturat, teknike e teknologjike vinin e përplaseshin në kokën e Besnikes si drejtuese, nga ku edhe merrnin zgjidhjen e shpejtë dhe të efekshme. Orët e punës zyrtare, jeta e  qetë në familje, argëtimi në rininë e çiftit të inxhinierëve Besnike dhe Pandi Dafës, kishin humbur kuptimin. Ajo, Besnikja, vetëm punë pa orar, mbledhje, konsultime, kontrolle, zgjidhje problemesh dhe angazhime të tjera suplementaree. Me Besniken drejtoreshë e K.K.M të Laçit, bashkëshorte e nënë kishte ndodhur si me vëllain tim pilot, që për 25 vite jete pilot e kishte të lidhur me fluturimin, me qiellin, natë e ditë, pa orare as kohë. Aq sa i linte fëmijët në gjumë kur ikte, dhe, i gjente po në gjumë kur kthehej natën vonë nga fluturimi. Edhe Besnikja drejtore, kush e di sa herë iu ka munguar djemëve të vegjël për t’i ushqyer e vënë në gjumë, për t’i përcjelll në shkollë e pritur përsëri. Edhe pse, Besnikja, sakrifikoj gjithçka për punën dhe detyrat, edhe djemtë u bënë të mirë, të shkolluar, të ditur, të aftë dhe të njohur, të përkushtuar në detyrat që mbajnë, modele të shkëlqyer i dy prindërve të vet, inxhinier dhe drejues.

Po në këto vite pune të gjata e të vështira, Besnikja, kishte mbështetjen e pakursyer të qindra kuadrove, teknik e specialistë, e mijëra punëtorëve. Por dy nga ish-kryeinxhinierët Prof. Genc Luarasi dhe Sabri Çoba, që i lanë vendin njeri- tjetrit (që me dhimbje dhe respoekt i kujtoj se nuk jetojnë më) ishin dhe mbeten dy kryeinxhinierët e pashoq, të paharruar të pa zëvendësuar për drejtimin tekniko- shkencor të këtij kombinati dhe të pa zëvendësueshëm për Besniken.

Njëherë, ishte menduar që unë dhe Besnikja të merrnim pjesë në një kongres. Nga K.K.M. i Laçit do të bëhej një diskutim. Mblodhëm shifrat, që kishim sukses boll dhe filluam të bëjmë diskutimin me Besniken. Në një çast Besnikja, më tha: “E di ç’ke ti Ndoc… Unë po shkoj të merrem me atë kontratën e re të mineralit për superfosfatin që na vjen nga jashtë. Ti bëje diskutimin vetë. Bëje mirë se ti ke për të diskutuar”. Diskutimi ynë u pëlqye nga organizatorët e kongresit. Më qartë, nga të mëdhenjt.

Në ditën e dytë të kongresit, më vjen njeri e më thotë: “Ndoc, diskutimin tënd do ta lexojë Besnikja, se kemi prishur raportin me shoqet. Aq më mirë“ – thashë.  Por si për çudi, dikush nga ata të mëdhenjtë, e hoqi fare diskutimin nga K.K.M. i Laçit. Diskutimi ynë i vlerësuar, por i palexuar, që nga ajo kohë “fle” në dosjen time. Vite më vonë, Besnike Zalla (Dafa) e pamë duke drejtuar një seancë të një kongresi të PPSH përkrah Enver Hoxhës.

Kur shkruaj këto rradhë kushtuar kësaj plejade të florinjtë, grash drejtuese, si Zina, Terezina, Besnikja, të shkolluara, të formuara, të ditura, të rritura në detyra, të përkushtuara, të dinjitetmshme, më lind pyetja shqetësuese: “Ore, a kemi sot gjëkundi të tilla? A mund të gjendet sot një kapacitet si Themie Thomai? As me qiri ta kërkosh jo! Jo më në Shqipëri, as në Ballkan, as më gjërë. Një e treta e këtij shekulli akoma nuk na ka dhënë një kapacitet si ish- ministria jonë e bujqësisë si Themie Thomai. Kurrë bujqësia shqiptare nuk eci kaq lart sa kur drejtonte Themia ministre. U prodhua buka në vend. U shtuan edhe rezervat, por edhe për industrinë ushqimore, blektorinë dhe për eksport. Themie Thomai ishte ministria e bujëqsisë më e aftë, më e suksesshme, më e dinjiteshmja e tërë historisë së bujqësisë sonë të 111 vite shtet shqiptar.  Dhe kjo nuk eshtë  pak, të mbetesh më e mira e një shteti, gati të një shekulli dhe një çerek, do të thotë, të mbetesh në historinë e një kohe të art. Tërë ministrat e bujëqsisë shqiptare, në këto 32 vite, të marrë së bashku, nuk do të mateshin as me hijen e mëngjesit të Themies. Ministria e sotme e bujqësisë (që ishte deri më 4 shtartor 2023) nuk ishtet aspak më shumë se Filja që shkonte pas pendës së qeve duke hedhur farën e misrit, tek filmi “Toka jonë“. Kjo ish-ministre na dha modelin më të shëmtuar, të paditurisë dhe papërgjegjshmërisë, kur iu tha kultivuesve të ullirit: “… Në Shqipëri ka 10  milion ullinj… kur i kini mbjellë ullinjt, ta kishit parashikuar se çdo të bëni me prodhimin…” … Çudi dhe turp, sikur Shqipëria dhe shqiptarët na i paska mbytur bollëku, superprodhimi!

Pas LANÇ, në pak vite, tërë institucionet e shtetit, shëndetësi, arsim, në ato pak punishte që trashëguam, në çdo sektor, u punësuan së pari gratë e vajzat. Më pas u kthyen edhe qindra të tjera që mbaruan jashtë vendit universitetet prestigjoze. Ato, u vunë në drejtimin e punëve me përgjegjësi, në qeverisjen qëndrore e lokale, në institucione e kudo. Ajo që kishte më shumë rëndësi edhe për të ardhmen, ishte fakti se, ato, grat dhe vajzat, kudo ku u vendosën, nuk ishin aspak inferiore, në raport me burrat. Pra, kishte ardhur koha e parashikimit të studentes Nexhmije Xhuglini (Nexhmije Hoxha) që, gratë dhe vajzat tona s’kishin më arsye të nxjerrin nga shpirti thirrjen trishtuese “Sikur të isha djalë“. Por, as “Dibranja e mjerueshme”, sepse peralel me gjithçka, po përmirësohej, gradualisht edhe ekonomia e mirëqenia.

Megjithëse, në këto 32 vite në Shqipëri, mbi vendin dhe shumë kuadro e individ, ka vërshuar çdo pisllëk, çdo fyerje, mallkim e akuza, askush nuk ka gëzuar ta nëpërkëmbë a ta përgojojnë, nga asnjë gojë e ndyrë, ndaj vajzës, gruas dhe nënës, kuadro me personalitet të pa diskutueshëm, Lumturi Rexhës, as të bashkëshortit të saj të shkëlqyer Bardhylit.  Për vite e dekada, Lumturi Rexha drejtoi dy nga organizatat më me rëndësi dhe vlera të jashtëzakonshme në Shqipëri: atë të Rinisë dhe të Gruas. Asnjëherë të vetme, Lumturia, nuk u gjend në boshllëk, a jashtë rolit të kohës, për edukim atdhetar, arsimor, profesional, familjar dhe si nëna të devotshme, si të rinisë ashtu edhe të grave dhe vajzave shqiptare. Në 32 vitet e fundit në Shqipëri, na janë shfaqur shumë drejtuese grash e rinie, në rrethe e në qëndër, të çdo partie a shoqate, por asnjëra prej tyre, nuk i afrohet as tek thoi i këmbës Lumturi Rexhës, as Vito Kapos, në asnjë cilësi. Madje, edhe po të vihen në një kazan për t’u zier, lëngu i tyre nuk do të përzihet, me këto të sotmet. Ndaj kësaj armate grash, që kujtuam më lart, llafazaneria e sotme e 32 viteve të shkuara, nuk kanë gjetur të pa drejtë asnjë veprim, sjellje a shprehje pavend, gjatë tërë karierrës së tyre të gjatë dhe të sukseshme. Po të ishte ndryshe, vreri i gojëve të liga do të shpërthente helmues. Por edhe nëse do të dilte shpërthyes e helmues, nuk do të bënte efekt. Do të bënte efekt të kundërt, sepse, ato, gratë e asaj kohe, ishin absolutisht të denja dhe të suksesshme kudo ku punuan e drejtuan. Dhe, nëse sot, heshtin qeveritë, politika dhe mediat ku zvarriten, servilosen, jargaviten e lëpihen kolegët e tyre të pas viteve 90-të, për pushtet e pasuri, prej 32 vitesh, hesht për të parat, hesht vetëm për t’u harruar shembulli i tyre, vlerat e padiskutueshme që patën. Kjo, sepse, shembulli i tyre është i kundërt si terri i natës me shtrëngata ( e sotmja) me ditën me pranverë në lëndinat me trëndelinë e borzilok ( e djeshmja).

Nëse i kërkon sot tërë skutat e qëndrat shëndetësore në Shqipëri, të çdo shërbimi as me kandilin e Diogjenit, nuk mund të gjesh një të dytë, sot, si Dr. Adelina Mazreku, gjak nga Gurakuqët e Shkodrës. Dr. Adelina mishëronte tërë cilësitë e vlerat e një gruaje, nëne e motër, mjeke gojëshenjtore, specialiste e shkëlqyer, e pashoqe. E, nëse nuk gjen si Adelina, gjak me Luigj Gurakuqin e Madh, gjejnë me bollëk, gjak nga ato të Isa Manasterliut, e të tjerëve, të cilët i kanë lyer duart deri në bërryla me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve liridashës. Atëherë, Adelina, nuk ishte e vetme. Atëhere kishte prokupim, përgjegjësi për punën dhe detyrat, nga tërë gratë kudo e për çdo gjë. Të tillë kam njohur edhe shefen e pavionit Nr.14 në spitalin e Tiranës, Margarita Kristaqi, që në vitet 80-të, u degdis nga ish -sekretari i PPSH Sali Berisha në internim në Kavajë, me pabesi e intgriga. Saliu, që në rini, nuk duronte njeri, jo më një grua, aq me pak sipër a më lart se veten.

Po t’iu kthehemi sektorëve të arsimit, kulturës, shkencës, krijimtarisë, bujqësisë, industrisë së lehtë dhe ushqimore, sektorëve të shërbimit, tregtisë, gratë dhe vajzat e asaj kohe, ishin dukshëm më dominuese se burrat. Kontributi i tyre në transformimin e jetës së vendit ishte i jashtëzakonshëm. Me qindmisha gra e vajza u bënë modele në drejtimin e punëve të çdo sektori, në ndërmarrje e shkolla, spitale e institucione të çdo profili, në punët e pushtetit, politikës, deri nën kryetare e Kuvendit Popullor e minoritares Vitori Çurri, antipod i Bollanos, Dules dhe druvarit (marangozit) Beleri. Dhe jo vetëm si drejtuese. Kishte modele grash e vajzash me qindra e mijëra në çdo ndërmarrje e sektor, në çdo lagje e pallat, të përkushtuara edhe në punë edhe si nëna.

Aty nga mesi i viteve 70-të të shekullit të kaluar, kam njohur një çift, Shaqir dhe Hatixhe Gjoni nga Burreli. Edhe pse bënin që të dy punë të thjeshta, lindën dhe rritën 7 fëmijë: 6 djem e një vajzë. Që të shtatë fëmijëve iu dhanë arsim të lartë.  Që të gjithë u muartuan me bashkëshort të arsimuar me shkolla të lartë. Në jo shumë vite, në këtë familje të thjeshtë u bënë katërmbëdhjetë djem, nuse e dhëndërr me arsim të lartë. Përqindja më e madhe me arsim të lartë, në një familje, si tek ky çift, është një model i shkëlqyer i çdo kohe. Dhe jo vetëm se u arsimuan. Të gjithë ishin model në mësime, në punë e detyra. Këtij rasti, atëherë i kam kushtuar një shkrim të gjatë me titull: “Prindi dhe fëmija”.

Në vitet 80-të të shekullit kaluar, në fshatin Brasht të Dukagjinit, kam njohur një çift bashkëshortësh ( i shoqi arsimtar) që në vitin e 27 të martesës prisnin fëmijën e shtatëmbëdhjetë (kishte lindje edhe binjak). Por, ajo që ka rëndësi është fakti që se, që të gjithë u rritën dhe u integruan në jetën e kohës, pa lëshuar britma nga shpirti “Sikur të isha djal]”, apo djemtë “sikur të kisha lindur diku tjetër”, siç thërresin parazitët e sotëm.

Puna dhe jeta më ka njohur me vajza e gra, nga ato të LANÇ, por edhe me ato të pas luftës, që bënë punë dhe kryen detyra të rëndësishme, të cilat edhe në kohën e tyre ishin personifikimi më i shkëlqyer i gruas në çdo kohë. Kam njohur, ndër të tjera, dy ekonomiste: Dhurata Bakon ( motrën e Koci Bakos) për t’u pasur zili në punë e jetë, Parashqevi Barbullushin( Gjeçi) që kreu detyra të ndryshme deri në Komisionin e Planit të Shtetit, dy gazetaret: Shpresa Kasmi dhe Hatixhe Reka, dy arsimtaret Lida Dobi dhe Fiqirete Lika, dy  bashkëshort: Prena dhe Preng Çup Kola, që punonin që të dy metalurg. Ata lindën dy djem dhe që të dy u shkolluan për metalurgji për të cilët, rreth 50 vite më parë, në nderim dhe vlerësim për ta, bëra një telereportazh në TVSH me titull “Familja metalurge”. Kam njohur shumë mirë edhe inxhinieret Mimozën dhe Dylberen e të tjera, të cilat tërë jetën e punën e tyre, ishin dhe mbeten model vlerash dhe përkushtimi si specialiste dhe qytetare për t’u marrë si referencë për çdo kohë.

Për gjithçka është folur dhe flitet në Kuvendin e Shqipërisë, nga gratë dhe vajzat e të ashtuquajtura të djathta në këto 32 vite, kurrë në asnjë rast, nuk u fol për punën, jetën, shembullin, përvojën, as kontributin e kolegëve të tyre të para vitit 1990, edhe pse shembulli i tyre ishte i dobishëm për këto kohë të vështira. Madje aq karagjoze, fodulle, injorante e mospërfillse ishin dhe janë akoma, se, as vajzat e gratë e çdo kohe që zënë vendin në historinë e Shqipërisë, si “Heroinat e Popullit”, nuk i zënë fare me gojë! Kjo është e padinjitetëshme për ata.

Por edhe diçka tjetër. Nëse angazhimi i grave, pas viteve 90-të në politikë, qeverisje, dhe në administratë në përgjithësi, kishte ndonjë vlerë ( dhe patjetër që ka pasur), kjo ka ardhur nga se: ish- bashkëkohëset dhe bashkëmoshataret e brezit të dytë të pas luftës, që u aganzhuan si: Arta Dade, Ermelinda Meksi, Valentina Leskaj,  Makbule Çeço, e të tjera të shkolluara, të formuara dhe të edukuara me plejadën e mësipërme. Këto dhe shumë të tjera, dhanë shembullin se si punohet, si qeveriset, si bëhet politikë, edhe në rrethana tepër të vështira në vendin tonë, e zbutin disi paaftësinë, fodullëkun dhe arrogancën e Jozefinës, Voltanës, dy Majlindave, Vokshit, Vodës, Gugallave e jo pak të tjerave murrzezave që pretendonin se, jeta, puna e grave shqiptare, ka filluar me ato dhe se janë  ato, sipas tyre, që u takojnë meritat, qeverisja, pasuria dhe piedestalet e nderit, edhe pse, ato, ishin dhe mbeten pjesë e taborëve të rrënimit të gjithçkaje në Shqipëri, edhe pse ishin dhe mbeten modeli më i shëmtuar se si nuk duhet të ishin, siç janë Balluku, Manastirliu, Voda, Kaçi e të tjera burgaxhie.

Plejada e artë e grave nëna të asaj kohe, kishin lindur në Shqipërinë hallemadhe, dhe po rriteshin bashkë me Shqipërinë e çliruar nga robëria e shumfishtë, ishin të ndërgjegjëshme dhe të përgjegjshme se, jeta përmirësohet vetëm në shkollë, dituri, përkushtim, familje të konsoliduar, rini të vetëdijshme atdhetare, për të mbrojtur vleratr e lirisë, të sakrificave dhe përgjegjësisë, për detyrat e përhershme gjatë tërë jetës së tyre. Ashtu si ato në LANÇ, këtë mësion të një gjysëm shekulli, deri më 1990, gratë e asaj kohe, i kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Puna e grave dhe vajzave shqiptare, në atë gjysëm shekulli 1941-1990, për luftën dhe lirinë, për kulturën dhe dijen, për ndërtimin dhe përparimin e Shqipërisë, për familjen e mirëqenijen, për nderin e dinjitetin e njeriut dhe të vendit, nuk mund të harrohen. As nuk na lejohet për t’i harruar. Ato, meritojnë kujtesë dhe vëmendje maksimale institucionale e të përhershme.

Kurrë histori e kobmit shqiptar nuk ka njohur vetëdije, angazhim dhe arritje më të mëdha, lartësi të pa parë më parë, të grave dhe vajzave shqiptare se të asaj plejade, të para vitit 1990. Vepra e këtyre burrneshave, trimëreshave, fisnikeve, të ditura, të edukuara e atdhetare, nuk mund ta mohoj asnjë kohë, asnjë qeveri, parti, individ a organizatë, rrebeshe a ciklone, qoftë edhe fazhizmi blu a laraman si flamur i LBGT-ës.  Veprat e tyre i reziston çdo kohe, çdo furtune. Vepra e tyre është e latuar si plagët e gurit, si figurat gjeometrike të shkëmbenjëve shqiptar. Ato janë futur në historinë tonë të lavdishme, në kujtesën e brezave, në filma, romane, në këngë e poezi, në piktura e kudo, në vetë historinë tonë. Ato, dhe vepra e tyre, janë obeliske, piedestale nderi, piramida krenarie kombëtare për çdo kohë. Në fund të këtyre shënimeve modeste, për këto gra e vajza të nderuara deri në përjetësi, dua t’iu them atyre që natyra nuk iu dha mundësitë më për të qënë midis nesh. “Flini të qeta se, misionin e kryet në mënyrë shembullore. Edhe pse mbi Shqipërinë fryjnë erëra të tërbuara si lubi, vlerat tuaja as nuk treten as nuk harrohen…” Për ju është i merituar dhe aktual, epitafi që shkruhet në varrin e një luftëtari në Australi: “… Të jetosh në zemrën e atyre që len pas, nuk është vdekja”. Ndërsa atyre të tjerave që rrojnë akoma bashkë me ne, në madhështin e tyre, e nën heshtjen e politikës dhe qeverisë, nën përbuzjen e mediave, për të vetmen arsye se, ju ishit më të mira, më të suksesshme, më me dinjitet të një kohe të lavdishme, jetoni të qeta, krenare, madhështore, të dinjitetshme siç patën jetën dhe punën. Të këqijat dhe të këqijtë, padrejtësia, pabarazia, nuk janë e ardhmja e shoqërisë njerëzore. Do të vijë koha që do të kenë një fund…

 

Pjesa e dytë ( Regresi)

Pjesën e dytë të këtij shkrimi, për fatet dhe fatalitetet e jetës së grave dhe vajzave shqiptare, të pas vitit 1990, në vendin tonë, nuk do të doja për të shkruar kurrë. Po e shkruaj me dhimbje deri në shpirt. Politika kriminale antishqiptare e “Kotes zëre” çoi në buzët e greminës, së pari gratë dhe vajzat. Shkatërrimi i ekonomisë, braktisja që i bëri qeveria, të 855 uzina, fabrika, kombinmate, sektor pune e prodhimi, të veprave të prodhimit e shërbimit, nxorri në rrugë, pa punë, që do të thotë pa bukën e gojës, disa qindmisha gra e vajza. Më pas filloi vjedhja, plaçkitja, rrënimi i çdo gjëje. Në Shqipëri, çdo gjë, u mohua nga ardhacakët pervers, ekonomia, veprat, shkolla, kultura, teknika, teknologjia, ushtria, mbrojtja, sovraniteti, gjithçka dhe vetë historia. Madje as luftën dhe lirinë, këta të pas vitit 1990, nuk e paskan dashur për t’ua sjell partizanët e lirisë të vet shqiptarëve.

Më shumë se lirinë nga vetë shqiptarët, ju paska pëlqyer, sundimi, nënshtrimi, poshtërimi, kthimi në ulak, skllevër, zvaranik pa shtyll kurrizore, e të huajve, në vendin e vet, Fatkeqësisht,për vendin, për gratë e vajzat që po humbasin cdo shpresë për të ardhmen e vet në vendin e vet, në podiumet e politikës, të folësve para turmave delirante, nuk munguan as gratë e vajzat e një formati dhe formimi tjetër nga ajo plejada para vitit 1990, edhe pse jo pak prej tyre, më parë, ishin të priviligjuara. Ato, ju bënin thirrje nënave, motrave, kolegeve të tyre: “Ejani me ne për të siguruar parajsën mbi tokë për vete dhe Ferrin për ju”. Të paktën, kështu rezultoi, për qindra e mijëra gra e vajza të tjera të këtij vendi. Nën thirrjet histerike që jehonin si simfoni funebre e vdekjes së gjithçkaje shqiptare, suleshin si taborret e zeza të turqve kur pushtonin një popull, si ato të Napolonit mbi Moskë, si të Duçes dhe Adolfit mbi Europë, si hordhitë e kriminelit Burgajetit A. Zogolli mbi Dukagjin në dimrin e vitit 1926 mbi popullin e pafajshëm. Këmishzezat shqiptare edhe pse gra e nëna, ju bashkuan gavroshëve që i prinin rrënimit gjithçkaje, nga një rreth në tjetrin, duke lënë pas vdekjen e çdo gjëje, shkumb e hi por edhe gjak të pafajshëm. Në këtë përmbysje kriminale e të marrëzishme, edhe mediat, në këto 32 vite, janë kthyer në kuplara, ku prostituta shet trupin e dinjitetin, atij që paguan më shumë në dobi të një jete dekadente. Mediat e pas viteve 90-të, kanë dhënë “kontributin” e vet degjenerativ pa kthim. Pa ardhur akoma në pushtet fashizmi blu, gazeta “Koha Jonë“ e Nikoll Lesit, intervistonte të parën prostitutë shqiptare, siç e quanin ata, në vendin tonë. Kjo femër e rrugës mburrej se “… Unë fitoi më shumë lekë një natë, se nëna ime dy muaj në punën e shtetit” !!! Kjo ishte “alternativa” që ju ofronte rendi i “ ri” grave dhe vajzave shqiptare, pas shkatërrimit të 1.350.000 vende pune në tërë sektorët e punës, në gjithë vendin: shitjen e trupit, të dinjitetit të familjes dhe të nderit të atdheut. Dhe për ta bërë më të lehtë këtë, Partia Republikane e Fatmir Mediut, në programin minimal të saj kërkonte që: “Kontraceptivët do t’iu japim falas”. Para turmave dhe femrave metingashe, krerët e partive të djathta, që kurrë nuk u bënë lider, kritikonin partinë dhe qeverinë e para vitit 1990, se gjoja i paska skllavëruar gratë e vajzat duke u çuar për të punuar në uzina, fabrika e ferma: “Na- thoshte Sali Berisha – Gratë do t’i bëjmë zonja shtëpie”!? Po si? Pa bukë?! Premtimet dhe ato që ju dhuruan grave dhe vajzave, ju kthyem pas, në shekujt e largët të sulltanëve. Ose në Afganistanin e sotëm. Në tërë vendet e emancipuara, në tërë arritjet, duke filluar nga prodhimi i çdo produkti, në arsim, shkencë, kulturë e art, prezenca e vajzave dhe grave ka qënë masive e pranishme.

Kështu vazhdon edhe sot në tërë botën. Edhe në Shqipëri kështu ka ndodhur gjatë viteve 1945-1990. Duke qënë gjysma e popullsisë, gratë e vajzat, kanë pasur gjysmën e meritave në kontributin e arritjeve madhështore të kohës. Brezi im që i ka njohur mirë e në kohë, këto ligjësi zhvillimi, ka qënë i ditur dhe i bindur me kohë, ose që në atë kohë, se angazhimi i grave dhe vajzave në tërë sektorët e jetës së vendit, është jo vetëm i drejtë por edhe një arritje madhështore e asaj kohe. Por, edhe tani, ata që e kanë parë botën, pas vitit 1990, janë të bindur se, tranzicioni shqiptar ka qënë një vepër armiqësore e tradhtarëve shqiptarë. Dhe, kjo vazhdon akoma. Kur të mbarojnë disheza  (regresi) e gjërat të takojnë fundin fatal, kam bindjen se do të dali dikush ( intelektualët realist atdhetar ndoshta Rilindasit e Dytë, të një kohe të re), do të kërkojnë shpjegimet e përses: si nga kush, dhe ç’duhet bërë për t’u rikthyer te vlerat e historisë dhe rrugët e shpëtimit e ringritjes. Dhe në ringritjen tonë, si gjithmonë, rol të pazëvendësueshëm do të kenë edhe gratë dhe vajzat, modele të atyre viteve 1941-1990. Por, jo atyre mostrave të pas viteve 90-të.

Në këto 32 vite janë kryer gjithfarë vjedhjesh në gjithëfarë formash e shpërdorimesh, me korrupsion e krime, në miliarda lekë, nga qeveritar, politikan, jo vetëm për vete, por edhe tërë sojin dhe të tjerë. Ish- ministri i dhuron vilë bashkëjetueses. Ish- ministri tjetër, i blen shtëpi dashnores në SHBA. Të gjithë venë para të madhe, fshehin para jashtë vendit, në dyshek e tuba. Askujt ( ose fare pak) nuk iu fut ferra në këmbë- siç i thonë. Të gjithë e kuptuan atëhere, të gjithë e dinë sot se, Nexhmije Hoxha, u dënua vetëm se ishte bashkëshortja e udhëheqësit të vendit, sepse ju dha nga një kafe e një cigare duhan kur i erdhën për ngushëllim. Por edhe këto kafe i kishte të ligjshme për kohën. Edhe pse të ligjëshme shpenzimet, ajo u dënua gati një dekadë e gjysëm burg, në një moshë të thyer. Tërë shpenzimet e Nexhmije Hoxhës për kafe, janë diçka më pak se kuota e dy qenve të rrugës, në një muaj, që kërkonte Alma Kaçi, nga ai pazar i ndyrë me një kryetar Bashkie! Sot politikan qeveritar, media, jetojnë në luks, vënë pasuri të mëdha me para korrupsioni, tradhëtie e krimi. Kudo bëhen hapur, të jashtëligjshme, dhe, askush nuk i kërkon falje kësaj luftëtare të lirisë dhe pjesëmarrëse e Konferencës së Pezës që hodhi themelet e bashkimit dhe të lirësë së popullit.

 

***

Historia e grave dhe vajzave shqiptare e pas viteve 90-të të shekullit të kaluar ka dy pamje: njera komiko-tragjike, dhe tjetra tragjiko- kriminale, ku që të dyja me rezultojnë fatale. Në këtë histori komiko tragjike të tyre, kanë “meritat” politika, qeverisjet, që na solli rendi i “ri”, por të vjetër shumë, kapitalizmin e përgjakshëm gjatë tërë jetës së vet, me psedonimin “demokraci” që rezultoj murtajë, ku vdekja graduale e gjithçkaje po ja kalon jetës. Pra, politika, qeverisja, me tërë anekset perverse mbështetëse, që ato i quajnë, institucionet demokratike, “dritës i japin verbërinë, jetës arkivolin”. Ndërsa drama tjetër  komike – tragjike e gatoi politika, qeverisja dhe ua “dhuroi” grave e vajzave si polen lulesh, e që rezultoi pluhur vullkanik helmues e përvëlues, dramën tjetër tragjike- kriminale është e ndërtuar nga vetë gratë e vajzat e pas viteve 90-të. Kjo është akoma më tragjike, sepse kemi të bëjmë me dekadencën e individit, që nuk është më një fenomen i veçuar, por një shtrirje në tërë zonat e vendit, dhe e përhapur nga adoleshentët deri tek ato në prag të moshës së tretë. Tragjedia e madhe shqiptare, e pas viteve 90-të ka në themel programin masono- iluminat, të paktën që nga viti 1465, në themel të të cilit është: shkatërrimi i shteteve të centralizuara, harresa, ose shmangia e historisë së popujve, i vlerave dhe individëve që kanë bërë historinë e vet, të popujve, të vlerave të shenjta, shkuarja drejt unifikimit të çdo gjëje, të politikave, popujve, prodhimeve, pa fe, pa atdhe të përcaktuar, duke vënë në krye të qeverive disa papagall a kukulla budallaqe që ripërsëritin dhe ripërtypin si kafshë ripërtypse, ato kode e formula fatale të lyera me sheqer a varak për të mos u dukur helmi dhe gjaku që do të vinë pas, me slloganet mashtruese: “Integrim”, “Shoqëri e hapur për Shqipërinë“, “Reforma”, që s’po kanë të realizuar, as të mbaruar kurrë, që urdhërohen nga kodoshët e “Axhendës Tridhjet” i këtij fillim shekulli, si koha e fundit i vendosjes së rendit të ri botëror! Këto barbari të shkatërrimit të vlerave shekullore të njerëzimit, gratë e vajzat shqiptare, e provuan realisht dhe mizorisht në këto 32 vite “shkërdhatokraci”,- siç thoshte Agolli.

Me përmbysjen e sistemit politik, me decentralizimin dhe shturrjen e organizmit shtatrore, me turavrapin drejt ekonomisë së tregut pa rregulla e pa kontrolle, me nxitjen e anarkisë të çdo sektori të ekonomisë, me ngjitjen në tribunat politike të gavroshëve pa ideale, pa atdhetari, e më pas edhe në qeveri, dekadenca e tërë jetës së vendit, ishte e pashmangëshme. Gratë dhe vajzat ishin ato që do të pësonin të parat Ferrin e kësaj përmbysje të madhe. Në rrethanat e një anarkie totale, të politikës, shtetit dhe shoqërisë së hutuar, krimi dhe kriminelët nuk e patën aspak të vështirë për t’u organizuiar, të cilët as nuk humbën kohë. U fillua me vjedhjen e plaçkitjen e pasurisë së përbashkët, që ishte e  tërë popullit. Më pas me tregëtinë e kondrabandën. Pre e këtyre rrugëve, së pari u bënë vajzat: rrëmbimi, shitja dhe përdorimi si skllave seksi. Sipas shifrave që ka dhënë shtypi i huaj dhe ky shqiptar, nga viti 1992 deri në vitin 2012, për 20 vite, janë rrëmbyer përdorur dhe shitur 50.000 femra shqiptare si skllave seksi, në ato vende ku ne “duam” të integrohemi. Kam njohur  një familje që i kanë rrëmbyr dy vajza! Në këto forma kriminale, mafia shqiptare, me bekimin a heshtjen e politikës dhe të qeverive, është vënë pasuri, janë blerë me qindra prona. Pas vitit 1990 të shekullit të kaluar, mijëra gra e vajza shqiptare provuan mbi trupin e tyre, dhe me jetën tërë figurat e krimit më të tmerrshme që ka njohur historia njerëzore. Vetëm giotina e revolucionit në Francë ku ju pre koka edhe Robespierit, dhe vetëm futja në thes e mbytja me gurë nga turmat e patru, kanë mbetur pa provuar për t’iu marrë jetën grave dhe vajzave, në këtë anarki totale shqiptare që s’ka të ndaluar. Por as pris spska për ta shmangur.

  • Mbi femrat shqiptare, në këto 32 vite asnjë mjet lufte nga ato të mesjetës deri tek automatiku i M.Kallashnikovit, a karabina e Simonovit, nuk ka mbetur pa u përdorur në këto krime.
  • Femra që ju pritet koka me thikë, ndahet nga trupi dhe hidhet në kanal.! (Plaku me studenten e infermjerisë).
  • Në Elbasan planifikohet mbytja e gruas duke e rrahur.
  • Me dhjetra gra vriten me armë zjarri pa mëshirë.
  • Gjyqtarja që vritet në makinë në sytë e fëmijës.
  • Gra të mbytura me sopatë, thikë, varré, e çdo mjet tjetër.
  • Në më pak se dy orë, në tre zona të ndryshme të Tiranës, në mes të ditës, në mes të kryeqytetit, vriten nga i njëjti njeri, tre gra! Policia numëron viktimat dhe mbledh gëzhojat, në vend që t’i parandalonte.
  • Gra që vriten duke i plaçkitur nga kriminelët. Jo pak raste të tilla, nuk zbulohen kurrë.
  • Vriten gra e vajza që nuk ju nënshtrohen perversiteteve të kriminelëve.
  • Mbi femrat shqiptare, janë përdorur gjithfarë torturash, rrahje me litar të lagur, dijegie në trup me cigare (djegia e duhanit të bëhet në 750 deri 800 gradë) injektim me dhunë i narkotikëve.
  • Më datën 2 gusht 2023, tek ura e Dajlanit në Durrës, u vra një femër me thikë.
  • Sipas mediave shqiptare, në tre muaj të vitit 2023, janë vrarë jo pak, por plot 13 femra të pafajshme!!!
  • Grua shqiptare (në Itali) vrau burrin, e amballazhoi në valixhe dhe e hodhi në kanal.
  • Nuse që vret vjehrrën dhe vjehrra që bashkëpunojnë për të vrarë nusen e shtëpisë.
  • Motra që vret motrën me thikë në Tiranë e tjera e të tjera…

Pothuajse asnjë nga këto krime, historia e kombit tonë nuk i kishte njohur kurrë. Këto fakte, besoj se mjaftojnë për ilustrim, janë shumë të tjera, me qindra. Po t’i vija të gjitha do të bëhej më tronditëse. Në librin e ardhdhshëm, për dy kohët e grave dhe vajzave shqiptare 1941-1990 dhe 1990 deri më 2023, do të jenë të gjitha me emra, nga kush janë vrarë dhe tërë motivet. Sipas shënimeve që kam mbajtur që nga viti 1991, në këto 32 vite, janë vrarë rreth 500 gra evajza shqiptare (pa aksidentet), në Shqipëri dhe në disa vende të tjera, ku fati i zi i hodhi, me dëshira a imponim, nga rrethanat që iu krijuan pas vitit 1990. E, me një paturpësi banale, kjo kohë, 1991-2023, na shitet si arritje, si vlerë dhe piramida krenarie për gratë dhe vajzat. Realisht, për këto të pasqyruara më lart, janë në rrethin e fundit të Ferrit. Nëse rendi i para vitit 1990 (1945-1990) do të vijonte, as për 25 shekuj (2500) vjet, nuk do të vriteshin kaq gra e vajza, të pajshme, në këto forma kaq kriminale.

Rrugët dhe fatet e jetës grave dhe vajzave shqiptare, në këto 32 vite tranzicion, për pjesën më të madhe të tyre, kanë qënë të vështira, deri në dhimbje. Për një pjesë të tyre, siç u tha më sipër, kanë qënë fatale. Ndërsa për një pjesë fare të vogël, çuditërisht deri në habi, të cilat dolën nga anonaminati i hiçgjëje, me shpejtësinë e kërpudhava pas shiut, në podiumet e politikës, në karriket e qeverisë“ nga të panjohura, në vipe – siç i thonë sot, nga të pa para në xhep as prona, në pasuri përrallore, me para në banka, me vila, me shtëpi pushimi në bregdet e zona malore, herë me burrat, herë me dashnorët, ose bashkëjetuesit, duke shijuar deri në ekstazë degjenerativ formulën e guljashit N. S.Krushov sipas të cilit: “… Dy pula në tenxhere, dy dashnore në krevat, ose dashnor, dhe dy vetura në garazh…” dhe duke shijuar arritjet e pamerituara të kësaj kohe, të padinjitetshme, na dalin e ligjërojnë në Parlament, qeveri e media për arritje, për vlera, për mirëqenie, për siguri, për të ardhme të ndritur, që diktatura na i kishte mohuar. Kapërcimi i tyre kaq lart e kaq shpejt në karrierë e mirëqenie, të lë hijen e një dyshimi të hidhur pabarazie, padrejtësie ekonomike e shoqërore kapitaliste. Shpërthimi i tyre nga hiçi në këto lartësi, si në përrallë, më kujton thënien e një komunisti francez: “ Në këtë rend, në Francën e sotme kapiutaliste, mund të jesh askushi, dhe bëhesh gjithçka… Mund të jesh gjithçka dhe nuk je askushi…. “ Kështu, me këtë jetë luksi, me këtë paraqitje e demonstrim publik që bëjnë, na kanë dhënë modelin më të shëmtuar të atyre  grave e vajzave që nuk duhet të ishin. E megjithatë, ato, përpiqen të jenë demagoge të mira. Por, po t’iu referohesh realiteteve këto ligjërata, janë gënjeshtrat më të mëdha të një pafytyrësie neveritëse për të fshehur tragjedinë më të madhe të jetës së grave shqiptare, të këtij fillim shekulli, të humbjes më të shenjtë që kishin shqiptarët, atë të familjes. Nëse për gratë dhe vajzat e dekadave 1941-1990  mund të flitet me çdo superlativë të merituar, sepse, bënë çdo gjë mirë e në kohën e duhur, të cilat merituan nderet atëhere, respektin e mirënjohjen sot e përgjithmonë, të tjerat pas vitit 1900, gjetën Ferrin, disa të tjera Parajsën e pamerituar, një grup i tretë prej tyre, kanë demonstruar një model sjelljeje dhe jete dekadente që ka çuar në depersonalizimin e tyre dekadent të familjes, deformimin e rolit të gruas, të asfiksimit të rolit si nënë, si qelizë jetëdhënëse e shoqërisë. Edhe në këtë aspekt, faktet janë tronditëse, janë fakte që tregojnë se më e keqja ka ardhur dhe po thellohet me shpejtësinë e një epidemie vdekje të ngadalshme, por fatale, nga këndvështrimi që e shikoj unë. Këtë rrëshqitje drejt humnerës, disa e kuptojnë dhe nuk reagojnë. Disa të tjerë, nuk duan ta kuptojnë e tregohen indiferent. Politika, qeveria dhe mediat, këtë model kanë ndërtuar dhe këtë do ta mbrojnë, se kështu ju intereson: “Axhenda Tridhjetë“, nuk do individ, familje as popull me dinjitet njerëzor, as atdhetar. Ata duan të ashtuquajturit qeveritar global, mundësisht robot, pa gjak, pa shpirt, pa tru, pa identitet kombëtar.

Duke sjellë disa fakte për ilustrim se si gratë dhe vajzat e pas vitit 1990, e ndërtuan dhe po e thellojnë përditë e nga pak, si gurët e kalasë, tragjedinë e vet dhe të familjes shqiptare, mos më akuzoni se jam prapanik. Unë jam kundër së keqes dhe të këqijave që na shitën si përparim, si vlera, si kulturë, që në të vërtetë janë vdekje e vlerave tona, të identitetit kobmëtar.

Deri më 1990, u formua një opinion mbi baza reale se: vendosja e grave dhe vajzave në punë dhe detyra me përgjegjësi, ishte fatlum dhe një zgjidhje më se e mirëpritur nga populli, krahasuar kjo me jo pak burra. Gratë dhe vajzat, në atë kohë, ishin më të ndjeshme, më të përgjegjëshme ndaj çdo aspekti jete. Pas vitit 1990, nuk mund të tuhet kjo. Mund të thuhet me të drejtë, me fakte, por edhe me trishtim se: tek ajo pjesë mjaft e madhe e tyre, sot i kanë bierr, ose e kanë xhveshur veten nga ato cilësi e vlera që i kishim e që i kishim ngritur ato në superioritet ndaj meshkujve. Sot, në çdo institucion që të shkosh, bindesh se: gratë dhe vajzat, ashtu si edhe burrat, janë bërë të pacipa në moszgjidhjen e problemeve që kanë njerëzit. Në pararojë të së keqes qëndrojnë ato të shëndetësisë, drejtësisë, të çdo administrate tek dogmat, pronat, tek shkollat e çdo niveli. Madje edhe tek kopshtet e çerdhet. Nëse nuk paguan edhe pse janë vetë nëna, ta lënë femijën pa ushqyer, pa ndërruar, pa ujë.  Ta thonë hapur: “Duhet të investosh për fëmijën…” Mund të thuhet me plot gojën se, edhe kjo pjesë e shoqërisë ka dalë nga binarët e ligjeve, të detyrave që kanë ato, ndaj atyre, nga të cilët ato paguhen, nga binarët e vlerave njerëzore, siç thotë populli. Eshtë e rëndë për ta thënë, e turpshme për të ndodhur, por mjerisht e vërtetë.

  • Gjyqtare që nuk ta jep të drejtën po nuk dhe miliona. Ato ta vënë çmimin vetë!
  • Gjyqtarja në Krujë liron kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm! E, ata bëjnë edhe krime të tjera!
  • Mjeke, profesore, në spitalin Francez vendos çmimin e operimit të syrit. Më pas të dërgon në klinikën e vet private. Atje paguan sa qimet e kokës, siç i thonë, e me pas, pacienti humbet edhe syrin!
  • Gjithkush të kërkon para, roja për të hyrë në spital, mjeku, infermierja. As sanitarja nuk të ndërron enën ku mblidhen shkarkimet me tuba nga trupi i të porsaoperuarit që s’mund të lëvizë! Në shëndetësin e sotme shqiptare, duhet të blesh jetën, jo të përmirësosh shëndetin. Në gusht të këtij viti(2023), katër mjek kirurg u zunë keq se, kush do të marri, për ta operuar një të sëmurë që kishte ardhur urgjent! Mostra e mjekut Prifti, sot, e gjen të shtrirë në shëndetësi, me vesin e çvatjes, si tek ajo poezia e një poeti francez: “ Duart në xhepat tanë, thonjtë në mishin tonë“,është shtrirë tek tërë gratë dhe vajzat që punojnë në shëndetësi. Atje ku janë, me mundësitë që kanë, ato, vetëm fitimin mendojnë. Dhjetë pikat e kodit të Hipokratit, që duhet të ishin si betim, i kanë hedhur poshtë me neveri. Madje, në emër të fitimit, bëhen edhe krime. Ose për të fshehur krimin e parë, bëjnë krimin tjetër. Kështu sanitarja e Sanatoriumit në Tiranë, pasi kishte zhvatur miliona lekë, i heq gruas së sëmurë tubin e oksigjenit, i ndërpret ushqimin dhe ujin duke e dënuar me vdekje të ngadalëshme, pa e parë askush me sy. Dhe, kjo sanitare sot është e lirë! Ajo po shijon milionat e çvatur të asaj që tretet në tokë! Kuptohet, e liruar nga “drejtësia”.
  • Janë me qindra raste në vit, ku gratë, në punë, a detyra të larta ku kanë mundur të ngjiten. shpeshherë jo për merita e vlera, e vendosin veten, politikën, shtetin, dinjitetin e institucionit, në pozita të vështira poshtëruese me një fodullëk delirant.
  • Një grua zëvendëministre e Punëve të Brendshme, degradon keq kur shet një vend pune për një arkë peshk dhe një celular.
  • Me qindra gra e vajza të tjera janë të anëtarësuara dhe të angazhuara, në ato flliqësirat të cilat emërtohen si: lezbike, homoseksuale, pederaste, edhe pse, ato, janë antifetare, antishkencore, antinjerëzore. Në marshimet dhe paradat e këtij llumi, nuk mungojnë as gratë e vajzat e institucioneve të shtetit. Madje, edhe deputete! A thua populli, për këto devijime i paska votuar?!
  • Akoma më e rëndë është fakti se: edhe gratë e vajzat e këtyre 32 viteve, nuk iu kanë munguar as bandave kriminale, duke marshtruar femra të tjera e futur në rrugët fatale të prostitucionit, drogës, të rrëmbimeve, vrasjeve e tjera.
  • Femra që hiqen si biznesmene, a humane, duke mashtruar njerëzit, me shuma të mëdha parash, si për strehim, zgjidhje të problemeve, të gjyqeve, a të faljes së gjaqeve!
  • Pervers si Alma Kaçi, që duke u marrë, gjoja me një biznes me qentë e rrugës, bënë një skandal të rëndë e të turpshëm, poshtërues për vete dhe jo pak të tjerë!
  • Pastruese shtëpish të qeveritarëve, të njerzve të mëdhenj të shtetit, i kapen në shtëpi gjysëm milioni eruo, dhe organet, gjoja, nuk e zbulojnë dot se të kujt janë?! Si duket akoma ju duhet kohë për të bërë ndarjen e justifikimin, gjoja, si para të ligjëshme!
  • Fatet, sjelljet dhe jeta e jo pak grave e vajzave shqiptare në këto 32 vite, janë bërë si ajo kënga e trishtueshme, ku nëna me lot vajton: “Bir Selmani i nënës, ç’të të qaj më parë…”

 

Pjesa e tretë (Fataliteti)

Gjendjen ku kanë rënë, nga zgjidhja e gabuar, që kanë bërë vetë disa gra e vajza pas vitit 1990, as qyqja e malit nuk mund t’iu qaj hallet e fatit dhe fatalitetit jetës së tyre, ku shumë nga ato i kanë zgjedhur vetë. Me këtë zgjidhje që bënë, ato, humbën  çdo vlerë njerëzore, shoqërore, familjare, duke e zbritur veten në fundin e fatalitetit.

  • Femra (jo nënë) që lindin fëmijë dhe e hedhin në koshin e plehrave!
  • Të tjera që e shesin fëmijën pasi ka lindur, ose pas disa vitesh!
  • Grua që vë djalin e vet 10 vjeç, menaxher të klienteve dhe parave, kur ajo ushtron “zanatin” e shitjes së trupit të vet si punonjëse seksi rrugëve!
  • Grua(jo nënë), që dërgon vajzën e vet për të punuar si punonjëse seksi!
  • Gra të tjera që hapin kuplaraja, duke shfrytëzuar gra e vajza të tjera!
  • Femra që ju vetafrohen të huajve për seks me para, në vende publike!
  • Femra shqiptare që dalin jashtë shtetit për “turizëm seksual” një termë i “ri” i këtij rendi bastardësh, i reklamuar nga Top-Çenell.
  • Të hapim kuplarajt për “turizëm seksual”, kishte kërkuar edhe një bastad nga Mirdita, në TV e perversit Arjan Çani.
  • Nga ekrani i kuplarasë Top-Çenëll, një femër perverse, kërkonte: “Në Big-Bradher dua të shoh seksi… Ti afirmojnë këto vlera që na kishin mohuar…” Dhe po një perverse tjetër, Monika Stafa (Shoshori), të cilën një historian e quante: “Një bushtër mashtrusese” duke folur për kohën e para vitit 1990 thoshte: “… Ai rend ishte pa moral… Ose flitej për moral, vetëm moral nuk kishte….”. Kjo është fare e thjeshtë, mund të spjegohet vetëm me faktin se, ku nuk ka moral e dinjitet njerëzor, familjar as atdhetar, vlerat morale të individit e shoqërisë, që nuk janë si të atyre, ne na quajnë pa moral. Tërë ata individ, grupime, media, duhej grupuar në një rezervat, ku të ndërtojnë edhe jetën e vet me imoralet, si jashtëqitja e vlerave morale.

Vajzë e Top- Çenellit ishte ajo që shkoi deri në SHBA për të intervistuar një kafshë mostër, nga Tepelena, që kishte lindur mashkull nga nëna, dhe ishte transformuar në “femër”. Kjo mostër, kur ishte në shkollën e mesme, kishte shkruar disa poezi që, aludonte, himinizonte apo i parapëlqente, një dreq e di, seksin me motrën, nënë, brenda gjakut e fisit, njësoj si masonet!!! Se përse, ky pleh, është kaq i preferuar në emisionet e TV Klanit te Rudina Magjistarit dhe të Top-Çenellit.

  • Ka lexuar në media se; Grida Duma tek Top-Çenell paguhet 17 mijë euro në muaj. Kjo shumë është e barabartë me asistencën e 900 familjeve Shqipëtare. Ndërkohë që janë me dhjetra e mijra gra të tjera që nuk kanë as bukën për fëmijët, as për të blerë librat e shkollës. Kur flas për këtë “zonjë të rëndë”, mu kujtua vështirësia e një mësuese përpara nxënësve:

Po më mbesin fjalët në buzë pa përgjigje,

kur më pyesin fëmijët: pse të tjerët kanë kaq shumë pare,

e, ne, nuk kemi as për abetare…?

Ore, e din kush me ja shpjegu popullit se: çfarë shërbimesh dhe vlerash i sjell vendit e popullit kjo far “filozofeje” përveç demogogjisë e mashtrimit? Po ky televizion nga i gjen tëra këto para që i lëshon lumë kështu?

  • Një grua, tre herë e martuar, publikisht na thotë se kur ka bërë seks për herë të parë dhe me kë!
  • Gra që ndahen nga burrat me fëmijë, marrin një tjetër, po me fëmijë, dhe lindin edhe të tjerë bashkë.
  • Një femër perverse që pas katër vitesh, dërgon në gjykatë shtëpin e lindjes me idjotësinë se “Kur kam lindur katër vite më parë duhet të kem bërë dy bebe, e njerën ma kanë rrëmbyer…!
  • Femra, të kapërcyera në moshë që martohen me djem të rinj për para dhe aventur seksuale!
  • Femra që kërkojnë partner në media, të përkohshëm a të përhershëm.
  • Femra që zgjidhin për të qëndruar tërë jetën mantenute, sa i njerit sa i tjetrit politikan, qeveritar a ndonjë të pasuri.
  • Grua (jo nënë e dinjitetshme), psedopoete perverse, është Rita Petro, që boton një libërë me titull “Vrima”, një rrefenjë në vetën e parë, e një prostitute gjatë aktit seksual, me një mostër si veten e vet, ku i thotë: “ Ja kështu, a e ke pa kaun kur ja fut lopës”? Ta dinë lexuesi se, kjo farë poeteje, ka marrë çmimin e parë dhe shpërblim 10.000 dollarë. Mesa di unë, kjo mostër banaliteti psedopoetik, na i është besuar përzgjedhja e librave të leximit jashtëshkollor, për fëmijët e ciklit të ulët në shkollat 9-vjeçare. Për këtë gjuhë (të pa dinjitetshme) është mjaft e preferuar në disa TV. Dhe të mos ja hamë hakun: bagazhin banal e ka te bollshëm, dhe po e shpërndan mirë në tërë moshat.
  • Akoma: Grua, nënë, deputete, ministre arsimi ishte ajo, kur firmosi një pyetësor për tërë shkollat 9-vjeçare ku midis pyetjeve të tjera kishte edhe këtë: “… Nga e bëni seksin?” Pika që s’iu bie! Në këtë gjendje që është shkolla dhe formimi i brezit të ri, vetëm, seksi ju ka mbetur pa eksploruar?! Madje guxo të thuash se, politika, qeveria, mediat nuk po punojnë për arsimin, edukimin dhe formimin e vajzave dhe grave, të brezit të ri në përgjithësi.!
  • Grua, e martuar tre herë, por edhe me fëmijë është R.M. që në TV “Klan” organizon emisione si lahet, ushqehet, pastrohet dhe si i lahen dhëmbët qenit, kur shumë gra të popullit nuk kanë bukë për të ushqyer fëmijët. Ndërkohë, “zonjat” e rënda delirante, na zgjedhin llojet e salçiçeve dhe ushqime të tjera për qentë. Ndodh kështu, kur më 1991, ishin të gjithë në të njëjtin start!
  • Grua, nënpunëse e lartë në shtet është ajo që: në celular kishte instaluar si zile të lehurën e qenit. (E kam përjetur vetë në një zyrë shteti).
  • Vajza dhe gra që e qindisin trupin, edhe në vende intime, me gjithfarë zhgaravinash ( tatuazhe) me figura kafshësh, instektesh, figura gjeometrike masonike, që kur i shikon në plazhe dhe rrugëve, ato, të ngjajnë me kafshë e zvarranikë laramanë të shkretëtirave!
  • Femra që dalin rrugëve, në lokale, në media, tamam si në filmat pornografie, me gjokse, kërthiza e shal zbuluar, me mishra sheshit, duke iu tundur si gjinjtë e lopës kur i pin viçi, sikur duan t’iu thonë të tjerëve (mostrave të veta): Ja ku jam…!
  • Vajza dhe gra pa bashkëshort, me plot meshkuj, shqiptar e të huaj, me ngjyrë e të katranosur, i shikon të depersonalizuara në ato që i quajnë “Diskoteka”, apo “Klubet e natës” të dehura nga alkoli, duhani, gjithfarë narkotikësh, që kërcejnë si të harbuara, shtatëdhjet për qind të trupit lakuriq, me mishra përjashta, duke lëshuar zëra të çirrur, duke vjellë e jargavitur. Pamja e tyre të ngjall frikë, dhimbje, trishtim. Pa kuptuar shpërthen klithma me zeher nga shpirti: Përse, si, nga kush u katandisëm kaq shpejt, kaq keq? Përse politika, qeveria e mediat paskan zgjedhur, ruajtur dhe “dhuruar” këtë alternativë, për rininë tonë, veçanërisht për vajzat dhe gratë, papunësinë, krimimin e çdo lloji, prostitucionin, duhanin, alkolin, drogën, e më pas shitjen e trupit, që do të thotë katandisje pa vlerë, thjesht një frymore e padobishme për askënd; pa familje, pa prind, pa të afërm, pa kurfarrë dinjiteti. Nuk e meritonin gratë dhe vajzat shqiptare të këtij vendi, këtë fatalitet tragjik. Kishte dhe duheshin alternativa, zgjidhje të tjera. Kallauazet e punëve të shtetit, në këto 32 vite, për veti dhe ato të sërësë së tyre, zgjodhën, ose më mirë, arritën parajsën mbi tokë. Ndërsa për fatkeqet e mësipërme Ferrin, ose rrethin e fundit të Ferrit, atje ku tretet gjithçka dhe nuk mbetet asgjë.

Dhe në këtë gjendje të mjeruar që karandisen ato të shkreta, gjoja duke u argëtuar, ku vetëdija e tyre për vlerat njerëzore e familjare, kanë zbritur në nivelin e kafshës, nuk mungon as seksi sheshit. E për të shkuar gjithçka “bukur” për këto kuplaraj, kujdeset edhe policia. Pas tërë kësaj ekstaze degjenerative, deri në orët e para të mëngjesit, kërcasin shkallët e pallatit, hedhja e plaçkave të shtëpisë, dhe sherret në familje, shumë nga të cilat përfundojnë në polici, gjykata, por nuk mungojnë as në arkilove. E më thoni pastaj se: nuk kemi arritje?! Tërë këto mostra, janë produkt i programit Masono-iluminat të “Shoqërisë së hapur për Shqipërinë“, të sorositëve në gjirini tonë, gjatë tranzicionit deri tek “Axhenda Tridhjetë“, e vendosjes të rendit të ri botëror, që do të thotë: Vdekje e çdo vlera kombëtare shqiptare.

  • Të dehura nga propaganda izolunjiste e politikës, qeverisë dhe mediave, të nxitura nga instiktet e brendshme, në kërkim të një jete pa punë, pa parime, pa rregulla familjare as shoqërore, me mijëra gra në çdo vite, ndahen nga burrat, martohen me të tjerë, ose bashkëjetojnë. Disa të tjerave ju pëlqem jeta aventureske dekadente, të cilat ku i çel dita nuk i zënë nata tjetër, në kërkim të kënaqësisë perverse. A nuk është kjo dramë e qindra e qindra femrave prindërish e të afërmish, të cilët gjenden, rrugëve, ose zgjodhën rrugën e gabuar, që u martuan me presonin e gabuar, gabojnë akoma më shumë kur braktisin gjithçka. Tërë këto dukuri, është pak të thuhet për to se, janë tragjedi të familjes sonë, shumë më shumë se për një brez njerëzor. Për vajzat dhe gratë shqiptare, në fund të shekullit të kaluar dhe fillimin e shekullit ku jemi, ju është kthyer edhe njëherë klithma e trishtuar nga shpirti i ndrydhur, e shkrimtarit Haki Stërmilli: “Sikur të isha djalë“ i 87 viteve më parë. Apo “Dibranja e mjerushme” e 100 viteve të shkuara. Por gratë dhe vajzat e besimit islam, përveç të gjitha këtyre, të marra së bashku, edhe dhunës në familje, ju është mohuar edhe e drejta për t’u veshur si moshataret e veta thjeshtë, lehtë dhe bukur. Ato i sheh të mbuluara kokë e këmbë, kryesisht me të zeza a të errëta si ato fantazmat e legjendave. Ka akoma më keq,  ku jo pak grave ju mbulojnë edhe fytyrën, duke ecur pas burrave, tërë fodullëk dhe surratin me lesh  (burrat si muhaxhirët e Manzës sonë, a të Afganistanit të sotëm,” trishtohesh si në rastin tjetër ekstrem të lakuriqësisë së disa të tjerave. Duke i parë këto gra të pafajshme, tek ecin ashtu me kokën ulur, të krijohet ndjesia se po lëviz një trup i pajetë e mbështjellur me rroba hijerenda, të zë frika se, tërësia e vlerave dhe hirësitë e gruas, qenka dhe po shkojnë drejt shuarjes së atyre pa kthim! Megjithëse kemi qeveri jo fetare, dhe shkolla laike, ky infeksion dogmatik islamik radikal, ka hyrë në shkolla dhe institucionet e shtetit pa farë vështirësie. Por, kur sheh të tilla gra e vajza të mbuluara, edhe në vapën e gushtit, duke pa në celulrë si moshataret e veta, materiale nga diskotekat dhe kabaret, tregon se: veshja dhe shpirti i tyre nuk ecin në një linjë. Ndryshimet shoqërore dhe teknologjia, do të jenë antidota e saj.

Edhe sikur të mos ishin kthimi në mesjetë i mbulesës për jo pak gra e vajza, nuk do të thotë se nuk kanë probleme. Ka 32 vite që kjo plagë, ose këto plagë, janë hapur dhe sa vjen e maisen për ditë e më keq. Ky infeksion që ka hyrë në familje, mund të jetë fatal. Pjesa më e madhe e çifteve të pas vitit 1990, kërkojnë, dhe po bëjnë një jetë të veçuar nga të dy palët e prindërve,kryesisht kjo, me këmbënguljen e nuseve,edhe pse nga jeta me prindërit e burri, kanë jo pak ndihma. Ka arritur deri atje sa në media, del një mostër grua, e thotë: “S’ka pse t’u themi fëmijëve, duaje gjyshin, puthe gjyshen… Le të bëjnë ç’të duan vetë…” Kjo dukuri e nuseve nuk është e re, e viteve të fundit. Msotra të tilla ka pasur edhe më parë. Por, këto, dukuri, nuk e lejuan të përhapeshin. Por, as jeta në familje e shoqëri nuk funksionon pa parime. Nëse ndodh ndryshe, katandiset në dekadencë dhe anarki totale, si në rastin tonë, tani e 32 vite:… emrat, nënë, baba, vëlla, motër, djalë, vajzë e tjerë, nuk janë vetëm tituj nderi, por prej tyre rrjedhin detyra dhe detyrime të ndërsjellta” – shkruante K. Marksi, në një nga veprat e veta. Nga mesi i viteve 70-të më rastisi të përjetoj vetë, një rast të tillë, në pallatin ku banoja. Atëherë regova me një shkrim: “A mendojnë nuset se do të bëhen vjehrra…?, i cili pati jehon dhe efekt pozitiv. Po sot? Sot e ka mote, që e ka marrë ferra uratën – siç i thonë! Kompaktësia e familjes ka vite që po shpërbëhet. Prindërit e vetmuar që braktisen nga brezi i ri po shtohen. Dhe ashtu të vetmuar po vdesin! Në këtë rend mizor, edhe shkrimtari Kol Jakova, me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, Sokolin shkrimtar, përfundoi në shtëpin e të moshuarve. Atje ndërroi jetë. Masivisht, kjo po bëhet nga të lindurit e pas vitit 1990. Rënia e lindjeve dhe përhapja kaq shpejt e përbuzjes, i ka rrënjët tek “rendi i ri” bastard kapistalist, që lind, rrit, ushqen, himinizon dhe mbron krijesën e vet njeriun e pashpirt, qytetarin global të ekonomisë së tregut. Në Shqipëri kemi edhe universitete që si mision kanë formimin e qytetarit global! Jo atdhetar shqiptar?!

Formula, ose epitafi: “Për fe a atdhe, e jap jetën si me le” rafinatët e dogmave të feve, e kanë modifikuar dinakrisht gabim. Atdheun dhe identitetin kombëtar, e kemi shumë mijëra vjeçar. Ndërsa fenë në pak shekuj ku as gishtat e njerës dorë nuk të hyjnë në punë për t’i numëruar, shekujt e këtyre krijesave. Edhe në këto 32 vite “sakrifica” për t’u flijuar për fenë, në emër të Rilindjes, a të kthimit përsëri, nuk ka munguar nga gratë e vajzat. Kjo filloi me ato të mallkuara lojra, prova dhe eksperimente, vazhdoi me “Balenën Blu”, më pas deri tek flijimi në litar, duke bërë prova me jetën e vet, të jo pak adolishenteve vajza e djem. Por kulmin e arritën ato tre gratë, nëna me dy vajzat në Tiranë që ndërprenë ushqimin, dhe prisnin vdekjen e ngadalshme për t’u ringjallur më pas, e për të na kumtuar nëse: “Atje takuam Perëndinë, gjetëm parajsën, e jeni edhe ju me ne” e të tjera broçkulla, që nuk i hanë as qentë e “zonjës” Alma Kaçit, as të Rudina Magjistarit në emisionet e saj! Qindra shoqata fetare, sekte e mostra mashtruese, ka 30 vite që e mbjellin farën e kësaj murtaje shkatërruese për individin e familjen.

Siç duket, nga sa u tha më sipër, në këtë paraqitje të shkurtër, dy kohët e grave dhe vajzave shqiptare (1941-2023) në këto 78 vite, janë dy pamje dhe dy kohë diadiamtralisht të kundërta, kotradiktore, ku e para është vetëdija atdhetare e shkallës më të lartë, trimëria dhe heroizmi ( lufta) sakrifica mbinjerëzore, e më pas puna, vetëdija, për shkollë e kulturë, përkushtim shembullor për t’i shërbyer atdheut, përparimit, mirëqenies dhe familjes. Dhe këtyre ja dolën mrekullisht. Ndërsa tjetra, ajo e kohës 1990-2023, një e treta e një shekullim ka qënë humbje e gjithçkaje që u arrit, ose shkatërrim me vetëdije nga të dytat, i arritjeve, përvojave, i vlerave, e tërë vetë historisë së mëparshme. Dhe të mos ua hamë hakun. Ja arritën. Të parat u futën në historinë më të lavdishme të kombit tonë. Edhe të dytat do të futen në histori. Në historinë e zezë, nga më të zezat e nga më të turpshmet e çdo kohe.

Tani, ju shtroj pyetjen të gjithëve: “A nuk janë të gjitha këto fakte të mjaftueshme, të pakundërshtueshme, të trishtueshme, për ta shpallur kushtrimin, ne si shqiptar, për këtë krizë të pa shembullt për kombin tonë, (por të zakonshme për shoqërinë dekadente ku duan të na çojnë) që është edhe akti i parë i simfonisë funebre të vdekjes dhe varrosjes së vlerave të gruas shqipare, dhe i vetë familjes sonë? Nëse mendoni edhe ju si unë, atëhere bashkohuni me “këngën” time të dhimbjes, kundër kësaj murtaje të zezë që po shkatërron vlerat e familjes dhe vetë kombit tonë! Pa nëna fisnike dhe misionare, nuk ka familje të konsoliduar, as komb me unitet të  kompaktësuar e të dinjiteshëm. E vlerësoj kështu gjendjen, të rëndë, në këtë trajtesë, edhe nga fakti se: Do të vijë një kohë që rendi politiko- shoqëror do të ndryshojë, të paktën do të modifikohet, do të shmengen fëlliqësirat e mësipërme, e me pas ekonomia me drejtuese të aftë e të përkushtuar, do të përmirësohet ( natyrë, klima, pasuritë mbi e nëntoksëore, vendi ka tërë mundësitë) e në disa vite a dekada, jeta e popullit do të përmirësohet, do të bëhet më e mirë, më e sigurt. Po shkatërrimi i rolit të gruas, i nënës, i misionit të saj biologjik, edukative, si nënë, si forcë e madhe e jetës së shoqërisë njerëzore: ose devijimi në një rol tjetër, martesa me të njëjtën gjini, homoseksualiteti, devijime seksuale, shmangja e lindjeve, prishja e martesave, braktisja e fëmijëve, janë fatale për të ardhmen e kombit tonë. Lufta dhe shpresa se do të vijë një kohë për të qënë të lira, të vetëqeverisura, në tokën tonë, plus duke ruajtur si të shenjta tiparet, gjakun, gjuhën dhe racën tonë, mbijetuam duke luftuar, fituam dhe erdhëm deri këtu. E, tani, në emër të diçkaje që nuk e shohim, që nuk e prekim, që nuk e dimë se çfarë është e ku do të shkojmë, kjo Parajsë a Ferr, ky integrim, është po aq fatal sa po t’i futesh detit në këmbë!

Por, ka edhe diçka tjetër, që qeveritë tona, as ato të huaja këto reforma të mallkuara, na i kanë shitur si arritje tani e 32 vite, që në të vërtetë na kanë rezultuar të dështuara, fatale. Ky është një kapitull tjetër. Le të merremi me martesat që i përket kësaj teme. Femrat shqiptare po martohen me të huaj dhe gjithfarë racash, me ngjyra e laraman, nga kombe e kontinente deri atje te fundi i botës, që kanë tipare, gjak, traditë, e vesë të papranueshëm për vlerat tona. Përveç kësaj edhe fati tragjik  e kriminal, duke nxjerrë gjithçka shqiptare në ankand, të huajt vijnë këtu, martohen, blejnë prona të patundshme, edhe tokë, hapin biznese, e gradualisht, fillojnë të na imponohen. Më vonë, edhe do na kërkojnë të njihen si kombësi !!! Ne nuk jemi komb qindra milionësh që mund ta përballojmë pa kufizim këta ardhacak. Nga viti 1990, ne jemi përgjysmuar. Duke e parë nga shumë aspekte, dhe më në thellësi të problemit, ky rrezik për ne, është aktual.

Ndërsa, unë kërkoj të më dëgjojnë “këngën” time të dhimbjes, për njërën nga plagët më të rëndë të shoqërisë sonë, të çdo kohe, politikan, qeveritar, media, poet e shkrimtar që i thonë vetes si të angazhuar, ata të angazhuar në pseoudoshoqata, janë bërë shurdh- memec, të pa gojë, të pa ndjeshëm, të ftohtë e helmues si gjarpëri, sikur në Shqipëri, gjithçka shkon si në vaj. Por, jo, nuk është tamam kështu. Shqipëria e pas vitit 1990, vërtetë “lulëzon” gjithçka: korupsioni, krimi, prostitucioni, pabesia me të huaj e shqiptar, në dëm të popullit e individit, të dinjitetit kombëtar, djallëzia dhe imoraliteti pervers kudo; imoralët politik, qeverisës, i pjesë së pasur, i shoqatave dekadente, që duan të na çojnë drejt humnerës pa kthim.

Pas publikimit të këtij këndvështrimi, se si e shoh dhe e vlerësoj kompleksitetin e problemeve të më sipërme: mund të dalin të tjerë: politikan, qeveritar, media, ndoshta edhe gra e vajza, mund të më akuzojnë si prapanik, që do të na sjellë “policin e moralit”, mund të më thonë edhe “kritizerë“ siç më thonin para vitit 1990, se je kundër integrimit, kundër të drejtave dhe lirive të individit, e tjera broçkulla. Por, jo. Unë nuk jam kundër integrimit dhe përfitimit në vlerat europiane. Unë jam kundër atyre plagëve që ka pasur dhe i ka Europa qëkurse e modeloi rendin kapitalist, si më të dobishmin. Ne, shqiptarët, nga plagët që na kanë shkaktuar të huajt, kemi vuajtur boll. Në këto 32 vite, nga të huajt, kemi përfituar dhe po i asimilojmë, vetëm viruset e epidemive shkatërrimtare, të vlerave që patëm krijuar ndër shekuj. Plagëve të vjetra që na kanë shkaktuar të huajt, ne, po ju shtojmë vetë edhe këto të rejat. Asnjë nga plagët e mësipërme, që solla në këtë trajtesë, nuk janë tonat. Janë të atyre. Po, ne, përse duhet t’iu ngjitemi atyre me kaq padurim?

Liritë dhe të drejtat pakufizuara të individit, grupeve shoqërore e organizative, janë vetëm një taktikë e përkohshme e megakapitalistëve që drejtojnë botën, dhe një iluzion fatkeq i atyre që pranojnë a nënshtrohen, si ne shqiptarët në këto 32 vite. Ata që e kanë krijuar këtë rend dhe funksionimin e tij, nuk e kanë krijuar të përhershëm. E ndërtuan kështu vetëm për fazën e tranzicionit, deri tek “Rendi i ri botëror” që parashikohen nga fundi i vitit 2030.

Unë, ju them të gjithë atyre që mund të më kundërshtojnë, në parashtresat e mia; gjithçka që mund të thonë, a të sajojnë vetë, asgjë, nuk mund të hidhet poshtë. Çdo gjë, çdo fakt i paraqitur është fakt i ndodhur, i pakundërshtueshëm, i vërtetë. Kjo gjendje ka ardhur nga se: ky çorganizim, kjo shthurje deri në dekadencë, pas ndryshimeve politike, ka qënë e organizuar. Gjithçka është e organizuar për të arritur deri këtu, tek shkatërrimi i familjes, që do të thotë shkatërrimi i kombit. Eshtë e trishtueshme, e pabesë, kriminale, nxitëse si benzina në zjarr, e turpshme për dinjitetin e tyre deri në vetposhtërim; se si i kanë trajtuar këto probleme të shoqërisë sonë, pas vitit 1990, nga disa media, individ, gjoja se zëra “realist”. Fill pas kthesës së marrëzive të mëdha, filloi edhe dekadenca e rënimit të çdo vlere, ku edhe vajzat e gratë e pësuan ndër të parat. Mediat, duke thithur e paguar mirë gojëndyrët, që i gjenin me bollëk, në politikë, qeveri dhe ata “të pavarur”, ndaj çdo gjëje që shkonte përditë e më keq, fajet ja hidhnin së kaluarës para vitit 1990, se gjoja : “Na lanë të pa ditur, pa shkollë, të varfër, të izoluar, pa liri  e të drejta”, siç llomotisnin ata. Disa “filozof” mejhanesh si një farë Demiri, Drishti, dy Dervishët, disa të pa gdhendur as nga gjuha e folur si Fatos Veliu e Bejto Malo, që kur e shikoj më kujton atë Malon qesharak tek estrada e Fierit, apo Nebil Çikën e ri, që  më ngjan më i vjetër se të vjetrit, një teoricien i shpëlarë në çdo studio: Gëzim Tushi, Monika Stafa (Shoshori), më pas edhe Civici e të tjerë, që nuk lanë pisllëk pa nxjerrë nga goja e jargitur, për të justifikuar regresin e jetës së popullit e të vendit, duke ja faturuar gjithçka të keqe së kaluarës sonë më të lavdishme. Por, kur krimet po kryheshin, kur vajzat po dhunoheshin, rrëmbeheshin e vriteshin nga moshatarët e vet, të lindur në këtë “parajsë“ të përgjakur, kur burgjet po mbusheshin nga ata të lindur pas vitit 1990, ose në ato vite, ata ishin të mitur, kori i bretkocave të baltës së mësipërme, e harruan të kaluarën, dhe filluan ta fshehin tragjedinë që kishte ardhur, që është e rendit të tyre, e “drodhën si Likja”, “I ka tranzicioni këto”, “Gradualisht do maturohet edhe demokracia jonë“, “Në çdo vend demokratik ndodhin këto”, “Ka rolin e vet shkolla, familja e shoqëria”, “Duhet kjo e ajo”, e broçkulla bajate demagogësh që ishin në funksion të fshehjes së plagëve reale, të vënies në gjumë të opinionit të pakënaqur që shikon humnerën e vet.

Nëse për të kaluarën e lavdishme(1941-1990) shikohej me lupë çdo e metë, gabim a padrejtësi ( që ishin të pashmangshme, do të kishte, në atë kohë dinamikë e të gjatë) sot e 32 vite, në një të tretën e një shekulli, heshtën shkrimtarët, poetët perveç Hysni Milloshit e Arben Dukës,heshtën  tërë gazetarët përveç Xhevdet Shehut. Heshtën profesorët, akademikët, intelektualët e paaganzhuar e mdeiat, për kohën para vitit 1900 shohin qimen në qull, në këto 32 vite, heshtën për traun në zverkun e popullit. Dhe është aq i rëndë trau në qafën e popullit, sa koka e buallit për macen. Nëse heshtët për dramën tragjike shumëdimensionale të grave dhe vajzave të sotme, nga shtresat e thënë më lart, nuk do të heshtë historia. Ç’ka ndodhur me ta? Kanë frikë? Apo zgjodhën heshtjen në këmbim  të kolltuqeve, parave, luksit të jetesës, të shitjes së dinjitetit! Si do të jetë kjo, është zgjidhja e tyre, edhe pse e pamoralshme. Por, brezat e ardhshshëm, as vetë historia, nuk do ta harrojnë heshtjen e tyre.

 

Shtator, 2023

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu