Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se dy helikopterë amerikanë “Black Hawk” do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosur në fund të muajit janar.
Sipas ministrisë ky investim do të jetë një hap i rëndësishëm që do të ndihmojë në përmbushjen e misioneve taktike dhe operacioneve të emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
“Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.
Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
Ky lajm i shumëpritur në fillim të vitit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
j.l./ ABC24.AL