Dumani tha se Martinaj i ofroi 500 mijë euro për zhdukjen e tij, Endrit Dokle mohon akuzat për zhdukjen e biznesmenit

0
Gjigandi

Në dëshminë e tij, i penduari i SPAK Nuredim Dumani ka deklaruar se Ervis Martinaj i ka ofruar 500 mijë euro për zhdukjen e një prej kundërshtareve të tij, Endrit Dokles. Martinaj prej ditësh është denoncuar si i zhdukur në Polici, dhe familjarët kanë ngritur dyshimet se pas humbjeve të gjurmëve të të afrimit të tyre, qëndron pikërish Endrit Dokle.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Dokle është marrë katër ditë më parë në pyetje nga Policia, ku ka mohuar se ka gisht në zhdukjen e Marinajt. Ai pretendon se në kohën kur është zhdukur Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë.

“Katër ditë më parë është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”, tha gazetarja Lala.

Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.

Edhe gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu