Drejtoria e Policisë Vlorë nderohet me medalje nga Ministri Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm Rrumbullaku!

0
Gjigandi

Drejtori i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm kanë nderuar me medalje, policinë Vlorë.

Nderimet u bënë në kuadër të aktivitetit në mbyllje të sezonit turistik, 2023 ku gjatë fjalës së tij drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku tha se medalja e dhënë është vlerësim për punën e kryer nga të gjithë trupat.

Po ashtu ai përmendi dhe vlerësoi drejtorin aktual në policinë Vlorë, Ermal Muçën mbi punën e kryer brenda rregullave dhe me rezultate konkrete përgjatë gjithë sezonit.

RonaTyra

“Puna e kryer vlerësohet, dhe ky vlerësim do të jetë motivim për ju. Duke ju shprehur mirënjohjen për punën tuaj, në menaxhimin e sezonit turistik, dhe dinamikës së përditshme të punës tuaj, bazuar ne vlerësimet dhe rezultatet konkrete te çdo punonjësi policie, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm, kanë akorduar stimuj moral dhe material, nga të cilat 10 Medalje Nderi, 21 Certifikata për Shërbime të Dalluara dhe 1311 shpërblime në vlerën e një page mujore.  Këto vlerësime, do të ndikojnë në rritjen e motivimit të punonjësve të Policisë së Shtetit për rezultate në punën, jo vetëm në Sezonin Turistik, por në të gjithë gamën e veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Te nderuar qytetarë,  Tek punonjësit e Policisë së Shtetit shqiptar, do të gjeni gjithnjë profesionalitet, përkushtim dhe besueshmëri, duke garantuar rritje të parametrave të sigurisë, shtimin e frymës së bashkëpunimit me komunitetin, në funksion të parandalimit të krimit dhe sigurisë rrugore, lehtësimit të qarkullimit kufitar, rritjen e parametrave teknik, logjistik, edukues dhe monitorues të Policisë së Shtetit, në funksion të standardeve më të larta Evropiane brenda kuadrit rregullator dhe detyrave funksionale të saj”, tha Rrumbullaku./abc24.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu