“Donin të hidhnin në erë gjithçka”, arrestohen dy persona në Paris, forcohet siguria

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në stacionin Montparnasse në Paris, pasi u kapën me bombola gazi dhe deklaruan se donin “të hidhnin në erë gjithçka”. Mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për një francez 51-vjeçar dhe një libian 29-vjeçar, të cilët përsëritën kërcënimin edhe pasi u arrestuan.

Oficerët e policisë gjetën në çantën e tyre nëntë shishe gazi, të mbushura, por “të padëmshme” dhe nuk ishin të lidhura me asnjë sistem zjarri.

Prokuroria e Parisit sqaron se bëhet fjalë për dy persona të pastrehë. Ai me origjinë franceze mund të ketë “shëndet mendor të brishtë” dhe ishte “alkoolik në kohën e ngjarjes”.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i kërkoi prefektit të policisë të forcojë sigurinë në të gjitha stacionet e kryeqytetit. Më shumë oficerë policie dhe ushtarë nga operacioni Sentinel mund të mobilizohen, brenda dhe rreth stacioneve, specifikon prefektura e policisë pariziane.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu