Aktori dhe këngëtari Donald Veshaj, ka qenë një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP.
Ai ka paralajmëruar këto ditë se do të publikojë këngën e tij më të re, e cila duket se do të jetë një baladë dashurie.
Këtë e bëri të ditur përmes një ‘trailer’-i të klipit të tij më të ri, të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Ajo çfarë bie në sy është që në këngë theksohet fraza: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.
Kjo frazë është njëjta që Donaldi ia kishte thënë këngëtares Semi Japuaj, gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP.
Në atë kohë, Veshaj kishte bërë të ditur se frazën në fjalë kishte pasur ndërmend ta përdorte në këngën “TL” dedikuar ish-të dashurës së tij Bora Zemani (mike e ngushtë me Semin), por që e kishte shtyrë për një projekt tjetër muzikor.
SDI DMTH. #bbvipal pic.twitter.com/wCFOe178g7
– daylightt20 (@daylightt204) March 18, 2022
Ai projekt muzikor është duke ardhur dhe fansat e kanë pranuar menjëherë si dedikim për Borën këngën e tij të re që do të publikohet të shtunën në orën 18:00.
Sikundër, Donaldi gjatë qëndrimit në BBV kishte krijuar një lidhje me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj – lidhje e cila qe jetëshkurtër dhe mbaroi menjëherë me daljen e Donaldit nga shtëpia, pas finales së madhe.
/abc24.al/