Marrëdhënia mes moderatores dhe modeles duket se ka filluar të ‘kriset’. Shkak është bërë një përqafim mes Beniadës dhe Donaldit.
Teksa aktori ishte ende i shtrirë në krevat, Beniada shkon e përqafon dhe e pyet se si është.
Në këto momente ndërhyn Einxhel Shkira, duke thumbuar dy banorët.
“Përqafoje se mos të shpëton te zinxhiri tjetër, ta kesh, se nuk i dihet jetës”, i thotë moderatorja Beniadës.
Kujtojmë se Einxhel nuk e ka pritur aspak mirë faktin se në zinxhirin e fundit të shpëtimit askush nuk tha emrin e Dagz. Si pasojë ata të dy dolën në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që të nxirrte jashtë shtëpisë atë.
/Burimi: Priza.al/