Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka nisur punën për projekte të reja muzikore.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.
Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) tregon se së shpejti do të sjellë projektin e radhës të quajtur, “Crypto”.
Don Xhoni (Foto: Instagram)
“I kam disa llafe me i thënë edhe unë ‘Crypto’. Së shpejti”, ka shkruar ai.
Megjithatë, 21-vjeçari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj se kur do të publikohet kënga.
View this post on Instagram
I njëjti është duke shijuar akoma suksesin e këngës “Corazon”, të cilën e solli në fund të muajit dhjetor në bashkëpunim me Butrint Imerin.
Projekti i dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e 32 milionë klikimeve në platformën YouTube.
/abc24.al/