Furia e sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj maxhorancës së kryeministrit Edi Rama, për gjykatën kushtetuese, pas një pauze disa javore e riaktivizoi komisionin hetimor parlamentar që ka nën hetim kreun e shtetit.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Me dyer të mbyllura, vetëm deputetët që kishin certifikata sigurie administruan dhe lexuan letrën Top-Sekret të SHISH e cila u përdor nga presidenti Meta në përballjen me këtë komision, si një prej tre argumentave për anulimin e 30 Qershorit.
Siç edhe Top-Channel raportoi në mesin e Shtatorit, kjo letër Top Sekret me firmën e kreut të SHISH Helidon Bendo përmban dy informacione bazë.
Dhunë të shtuar në protestën e opozitës të 8 Qershorit përfshi djegien e parlamentit nga një grup brenda protestuesve.
Njëri prej deputetëve anëtar të këtij komisioni, që e lexoi letrën në kushtet e anonimatit i dha Top Channel këtë opinion.
“Ishte një informacion shumë i dobët për t’u klasifikuar Top-Sekret dhe një arsye aspak madhore për të justifikuar vendimin e presidentit për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor”.
Demokrati Alban Zeneli nënkryetar i këtij komisioni kërkoi mos zvarritje tashmë që është kryer administrimi i informacioneve.
Socialisti Ulsi Manja kryetar i komisionit paralajmëroi përfundimin e hetimit parlamentar së shpejti.
Megjithatë mbetet e paqartë për momentin nëse ky komision do ti kërkojë parlamentit një shtyrje të dytë të afatit të veprimit pas propozimit të Taulant Ballës, për shtimin si objekt pune edhe të shkeljeve të fundit të pretenduara ndaj presidentit me Gjykatën Kushtetuese.
Muhamed Veliu