“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…” Duket se kjo shprehje e vendosur nga kineastët shqiptarë, në gojën e një admirali sovjetik, nuk do të kishte më vlerë për atë që konsiderohej si “baza më e vjetër Ushtarako-Detare e Mesdheut”. Në vitin 1960 Baza ishte vërtet në mes të interesave të mëdha. Jemi në fillimin e “Luftës së Ftohtë”. Por mbas vitit 1990 asaj i kishte mbetur vetëm emri i “lavdishëm”. Ndërsa pak vite më pas, baza e Vlorës e mbiquajtur: “Pashaliman” apo ardhur në shqip si: “limani kryesor” do të ishte edhe më keq…
Fotot e publikuara me poshtë, janë shkëputur nga kamera e operatorit të mirënjohur të Televizionit Publik Shqiptar, Agim Kuri. Pamjet janë regjistruan në Bazën Luftarake Detare të Pasha Limanit, në vitin e mbrapshtë 1997, ku situata doli jashtë kontrollit dhe pjesa dërmuese e territoreve të ushtrisë u morën me forcë nga njerëz të armatosur.
Vetë operatori i mirënjohur Agim Kuri, në faqen e tij të facebook-ut, sqaron: “E di se shumë nga ju nuk kanë dëshirë ta kujtojnë, nuk duan të përmendet ajo periudhë. Sot mendoj gjithçka, se këtu ndodh gjithçka. Përgjegjësi nuk besoj… Lojë me top…, si të duash. Panorama në Pasha Limanit ( Vlorë ) tetor ’97”.
Përgatiti për botim L. Veizi/ DITA