“Do futemi në grevë urie”, Berisha: “Ai na asgjesoi neve në Parlament”

0
Gjigandi

Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që fraksioni i tij Foltore Rithemelimi të futet në grevë urie. Teksa u pyet ditën e sotme nga gazetarët për debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se kjo është përmendur gjatë mbledhjes, e se madje po e mendojnë si opsion.

Berisha, non grata familjarisht nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë shtoi se PD-ja e tij “është në një betejë”

Pyetja– U diskutua mundësia e grevës së urisë, plan i PD?

Berisha: U përmend. Ka gatishmëri, është një opsion, kjo është një betejë. Ne e kemi nisur kur ai na asgjesoi ne në parlament.

Kjo ide u hodh dy ditë më parë gjatë mbledhjes së Rithemelim Foltores me dyer të mbyllura nga deputeti Bujar Leskaj.

Ai ka kërkuar që demokratët të shkojnë në ekstrem, madje propozoi idenë e grevës së urisë, si Pjetër Arbnori.

Duhet të thellojmë aksionin opozitar. Situata jonë është e vështirë. Kjo do te thotë se duhet te reagojmë siç duhet. Duhet te marrim hap pas hapi te gjitha mundësitë e reagimit, duke shkuar edhe deri ne ekstrem, ne greve urie, siç ka bere Pjeter Arbnori në vitin 1997”, mësohet të jetë shprehur Leskaj

n.s. / ABC24.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu