Djali vret babanë në Mallakastër, kryeplaku: E dinim që ishte i sëmurë, por s’ka pasur probleme

0
Gjigandi

MALLAKASTËR- Kryetari i fshatit, Kastriot Hysenaj ka treguar për mediat se 37-vjeçari i cili vrau të atin, Mariglen Muhametaj edhe pse vuante nga probleme të shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik teksa thekson se i riu ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.

‘“Mua më morën në telefon se jam kryeplaku i fshatit. Kur erdha pashë policinë aty. E gjetëm të vrarë, djalin se gjetëm. Ai kishte ikur, kur doli vëllai i viktimës kishte ikur. Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka qenë djali gjatë. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit. E ëma është e paralizuar. Patën edhe një zonjë të punësuar. Në momentin që iku e ëma e hoqën. E përballonin vetë. Kaq di unë. Në momentin që kam ardhur unë këtu çdo gjë kishte mbaruar. I ati ishte njeri i vetë, punëtor, nuk ngatërrohej me njeri. Na duket absurde. Gjendja ekonomike e vështirë është. Njeri s’na ka thënë që ai ka mbetur pa bukë e pa gjellë. Djali rrinte vetëm”, thotë kryeplaku.

Forca të shumta policore janë në kërkim të 37-vjeçarit, Mariglen Muhametaj i cili vrau mbrëmjen e kaluar të atin, 73- vjeçarin Qemal Muhametaj në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Policia dyshon se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

RonaTyra

Mariglen Muhametaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu